Edit

Një Parti një Familje një Komb
E ardhmja Europiane!

Na kontaktoni

AKTIVI I FIERIT/ Mediu: Interesi kombëtar mbi cdo politikë

AKTIVI I FIERIT/ Mediu: Interesi kombëtar mbi cdo politikë

Partia Republikane përcakton kandidaturat për zgjedhjet e 25 Prillit në aktivin e qarkut Fier. Në fillim të fjalës së tij,  para anëtarësisë së degës së Fierit, kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu theksoi se gjendja në Shqipëri është shumë e rëndë dhe ka një pergjegjës: Edi Ramen dhe regjimin e tij të korruptuar.
“Edi Rama – tha Mediu – ka një qëllim: pushtetin dhe vetëm pushtetin. Nuk i intereson as edhe një shqiptar, madje as edhe një rilindas. E keqja vetëm shkatërron. Tetë vjet shkatërrim shteti, …………………..…………………. të institucioneve demokratike, shkatërrim të lirive dhe të drejtave. Tetë vjet papunësi, largim masiv të shqiptarëve. Tetë vjet Europa ka qënë kundër Edi Ramës për shkak të krimit dhe korrupsionit. Duhet të presim dhe katër vite të tjera? Kjo do t`a çonte Shqipërinë në një moment që do të ishte e vështirë për t`u rikthyer. Do t`a çonte kombin në një moment shumë të vështirë për t`u rindërtuar dhe për të bërë atë qëështë më e mira.
Lirinë, jetën, ndërtimin e lumturisë, na i ka falur dhe na i ka dhënë Zoti dhe ne nuk mund t`i lëmë peng të Edi Ramës apo kujtdo lideri politik të një regjimi të korruptuar, se kemi një përgjegjësi të madhe përballë fëmijëve tanë, të ardhmes së tyre, kemi përgjegjësi të madhe përballë prindërve tanë, për atë që ata kanë bërë për ne. kemi përgjegjësi të madhe përballë vetes sonë, në qoftë se besojmë se jemi njerëz të zotë dhe të aftë. Prandaj besoj që Partia Republikane është parti e vlerave dhe krijon me Partinë Demokratike një mozaik të jashtëzakonshëm, të vlerave politike të së djathtës. Partia Republikane është partia që beson tek prona private, si themeli i ndërtimit të ekonomisë së një vendi. Mbi çdo politikë, mbi çdo interes , ne duhet të kuptojmë se, si politikanë të së djathtës, interesi kombëtar është interesi ynë primar, është interesi ynë madhor dhe kjo është pika e parë e Partisë Republikane.
E dyta, ne duam një qeveri që e zgjedhim vetë dhe respekton liritë dhe të drejtat tona, një qeveri që nuk na mbivendoset duke na shtypur dhe shfrytëzuar, duke na vjedhur dhe abuzuar, por që na krijon shanse dhe mundësi për t`a krijuar të ardhmen tonë në Shqipëri”.
Përsa I përket marrëdhënieve me Partinë Demokratike për zgjedhjet e 25 PrillitMediu tha se:
Unë dua mundësinë për të konkuruar, për të kontribuar çdo republikan, në çdo qendër votimi, nga Vermoshi e deri në Konispol, të gjithë së bashku, demokratë dhe republikanë, për të fituar. Ka shumë sot që shtrojnë pyetjen; Cfarë ka ndodhur ndërmjet nesh, Parti Republikane – Parti Demokratike? A po bëjmë Pazar? A po kërkojmë më shumë sesa na takojnë?
Unë dua marrëdhënie të Partisë Republikane me Partinë Demokratike, në mënyrë që gjithësecili nga ju, qytetar i thjeshtë, republikan e demokrat, të ketë vlerë në zgjedhje. Politika jonë, regjimi i korruptuar që kemi përballë, manipulimi i vazhdueshëm i jetës sonë, manipulimi që Edi Rama do që t`i bëjë zgjedhjeve, kërkon që republikanë, demokratë, njerëz të ndershëm, të bashkohen në çdo qendër votimi, për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ne nuk mund t`a vëzhgojmë të keqen, ne duhet të përballemi me të keqen”.