Edit

Një Parti një Familje një Komb
E ardhmja Europiane!

Na kontaktoni

Ambasadori I OSBE Del Monaco takohet me kryetarin e PR Fatmir Mediu

Ambasadori I OSBE Del Monaco takohet me kryetarin e PR Fatmir Mediu

Ambasadori i OSBE në Tiranë, Del  Monaco, zhvilloi një takim ne zyrat e Partisë Republikane me kryetarin Fatmir Mediu.Ambasadori shprehu angazhimin dhe mbështetjen e OSBE për zgjedhje të lira dhe të ndershme në 25 Prill, si një moment i rëndësishëm për Shqipërinë dhe rrugën Europiane.Ai u interesua për vlerësimin e Partisë Republikane për situatën parazgjedhore.Kryetari PR Mediu theksoi se; Politika konfliktuale e Ramës tenton që të ulë pjesëmarrjen e zgjedhësve. Krimi i organizuar dhe korrupsioni janë jo vetëm prezent, por dhe të angazhuar në intimidimin e votuesve dhe shitblerjen e votave. Administrata shqiptare është nën presionin e qeverisë dhe po përdoret për t’i detyruar ata dhe familjarët e tyre, për të votuar për Qeverinë Rama. Partia Socialiste ka marrë të gjitha të dhënat e qytetarëve, në kundërshtim me ligjin, duke intimiduar apo përdorur votuesit.