Partia Republikane zhvilloi gjate dites se djeshme, (e diele 17/4/20160, ora 18.00) konferencen e deges se Tiranes, ku u zgjodh edhe kryetari i ri i kesaj dege, zoti Blendi Sulaj.
Gjate punimeve te konference, kryetari i Partise Republikane, ne prani te drejtuesve te tjere te kesaj partie, si dhe dhjetra anëtarëve dhe simpatizantëve, u shpreh edhe në lidhje me situatën shoqërore dhe ekonomike, të cilën po kalon vendi, që pas ardhjes në pushtet të koalicionit Rama-Meta.
”Ne mund t`i vendosim shumë emra qeverisjes së sotme, por për gjykimin tim ajo është një qeverisje tribale, klanore. Kjo është qeveria e një grupi banditësh, kriminelësh, të cilët kërcënojnë këdo që u del përpara dhe kanë forcë të vendosin në qeveri dhe politikë.
Për të kuptuar në ç`realitet jetojmë sot, le t`i referohemi raportit të DASH, BB, Freedom House, Parlamentit Europian.
Shqetësimi i parë është korrupsioni i përhapur në çdo degë të qeverisë. Në Shqipëri nuk respektohen të drejtat, sidomos e drejta e pronës, vend i trafikut të droges dhe trafikut të qënieve njerëzore, qeveria, qarqet e biznesit dhe grupet kriminale ndikojnë në shtyp dhe media. Shqiperia eshte kthyer 12 vjet mbrapa ne vitet 2004”.
Gjithashtu gjatë fjalës së tij, zoti Mediu u ndal edhe në reformat që janë të domosdoshme për të nxjerrë vendin nga kriza institucionale, që e ka e futur kjo qeveri, duke u ndalur kryesisht te reforma në drejtësi, por duke i dhënë me shume prioritet reformës zgjedhore. “Ne jemi për një Reformë në Drejtësi, por pyetja është se mosfunksionimi i sistemit të drejtësisë është një cështje e shkëputur apo pjellë e një organizimi politik të shthurur, të copëzuar në interesa korruptive??
Zgjedhjet e ndershme janë themeli i një qeverie përfaqësuese. Çdo herë që një votë e hedhur manipulohet i hiqet e drejta e zgjedhjes së lirë një qytetari. Manipulimi i votave është krimi me i rende politik. Ajo godet në zemër të demokracise dhe qeverise përfaqësuese”.
Kryetari i Partise Republikane, gjate fjales se tij, vuri theksin edhe ne rolin qe duhet te marre opozita e bashkuar, për të rikthyer edhe një herë shpresën e dinjtetin për shqiptarët. “Eshte më shumë se naïve, është shkatërruese për të djathten të mendoje se suksesi I saj politik varet nga percarja e te majtes, ndarja PS-LSI, apo mardheniet me subjekte qe kane qellim vetem pushtetin dhe abuzimin me te. Nese per disa individ ne PD kjo do siguronte marrjen e qeverise, per shqiptaret kjo do shkaterronte shpresen dhe shanset per mirqenie dhe te ardhme dhe domta shakterronte te djathten.
Ne kerkojme nje te djathte te bashkuar. E djathta nuk eshte as vetem PD dhe as vetem PR, por partite tradicionale dhe te reja, jane pronaret, te perndjekurit, jene rinia dhe biznesi, cdo intelektaul e qytetar qe beson se liria dhe te drejtat e tij nuk mund te vendosen nga qeveria“ përfundoi zoti Mediu.
Punimet e kesaj konference, perfunduan me zgjedhjen e kryetarit te ri, te deges se Tiranes, zoti Blendi Sulaj, njekohesisht edhe kryetari i Forumit Rinor te Partise Republikane. Duke falenderuar te pranishmit dhe drejtuesit e Partise Republikane per besimin dhe mbeshtetjen e dhene, zoti Sulaj u shpreh se “qellimi kryesor i punes se tij, duke bashkerenduar e gjitha forumet e kesaj partie, njekohesisht duke i dhene nje rol akoma dhe me te madh rinise, do te jete dyfishimi i mandateve ne Tirane“.