Kryetari i Partisë Republikane, zoti Fatmir Mediu, mbajti fjalën e tij të parë, pas hapjes së sesionit të ri parlamentar 2017-2021. Në fjalën e tij, ai u foksua në farsën e zgjdhjeve të kaluara të përgjithshme, që shënuan blerje dhe trafik të votës, nëpërmejt parave të kanabisit, Por edhe gjithashtu nëërmjet intimidimit dhe kërcënimit të qytetarëve. Zoti Mediu në fjalë e tij, u ndal edhe në premtimet e qeverisë dhe programin e “Rama 2”, duke i cilësuar ato si hapa prapa në përspektivën evropianë që kërkon të ndërtojë Shqipëria. Më poshtë fjala e plotë e zoti Mediu:
Të nderuar kolegë deputetë!
Të nderuar qytetarë!
“Në mënyrë që e keqja të triumfojë – thotë Edmond Burke- njerëzit e mirë duhet të heshtin ose të mos bëjnë asgjë.”
Dje Kryeministri tha: Opozita duhet të heshtë, mos të flasë, kundër qeverisë; shqiptarët nuk duhet të flasin për të drejtat e tyre; partnerët tanë nuk duhet të flasin për këtë situatë të papranueshme në Shqipëri, për të vërtetat, krimin, trafikun, blerjen e votës.
Heshtja e opozitës, mosreagimi i shqiptarëve, indiferenca e partnerëve tanë, do të ishte triumfi përfundimtar i së keqes në Shqipëri.
Partnerët tanë duhet ta shohin Shqipërinë sic është: Jo me sytë e qeverisë apo të lobistëve dhe mediave të paguara nga qeveria.
Opozita ka një përgjegjësi, si përballë shqiptarëve, edhe përballë aleatëve, për të ndërtuar çdo marrëdhënie në Shqipëri dhe jashtë saj, bazuar mbi të vërtetën dhe vetëm të vërtetën.
Rama i njohu opozitës “Meritën” për dekriminalizimin dhe luftën kundër kanabisit, korrupsionit dhe drogës, të cilën e mohoi per 4 vjet.
Me këtë sjellje hipokrite kryeministri, kërkon t`i thotë shqiptarëve se këto kanë qenë fenomene spontane, në një kohë që është faktuar që krimi i organizuar, trafiku dhe korrupsioni, janë të strukturuara dhe drejtuara prej qeverisë.
Këtë meritë opozitës ja ka njohur SHBA dhe BE.
Një nga arsyet e marrëveshjes parazgjedhore ishte vlerësimi i kërkesës së zotit Hoytt Yee nga SHBA, për nevojën e bashkëpunimit të partnerëve ndërkombëtarë me opozitën, në luftën kundër trafiqeve, drogës dhe korrupsionit, i cili është tashmë një shqetësim ndërkombëtar
Qeverinë duhet ta krijojnë njerëzit nëpërmjet votës së lirë, për të garantuar liritë dhe të drejtat e tyre.
Ajo duhet bazuar mbi parimet e qeverisë së limituar, gjyqësorit të pavarur, të drejtave të patjetërsueshme dhe tregut të lirë, si novator dhe garantues i mirëqënies ekonomike.
Për të siguruar këto parime dhe të drejta si të patjetërsueshme, vecanërisht: Jetën, Lirinë dhe Ndërtimin e Lumturisë, si të drejta të dhëna nga Zoti dhe qeveria, ata vetë qytetarët organizojne qeverinë nëpërmjet votës së lirë, e cila qeveris me konsensusin e qytetareve. Këto marrëdhënie duhet të jenë të pacënueshme nga cdo politikë apo qeveri.
Por në vend të këtyre parimeve qeverisëse demokratike, Rama qeveris me citatet e Maos “Po s`u turbullua, nuk kullon”, teoritë revolucionare të Antonio Gramshit dhe praktikat populiste të Hugo Chavezit.
Për ç`lloj qeverie do flasim sot??
- Një qeveri që doli prej blerjes së votave dhe manipulimit tëz gjedhjeve, duke I mohuar shqiptareve mundesine qe te vendosin.
- Qeveri që e ka përcaktuar Shqipërinë në hartën botërore si vend i Narko-trafikut, jo sipas opozitës, por sipas raportit të CIAs, Departamentit të Shtetit dhe Europolit.
- Një qeveri që i ka mohuar mundësinë shqiptarëve që të votojnë të lirë, sepse ligjin e bën krimi dhe paraja e krimit.
Kështu i ka cënuar shqiptarëve sigurinë dhe lirinë e tyre
- Një qeveri që ka larguar pjesën më aktive të shqiptarëve drejt vendeve të tjera, sepse u është bërë jeta e pamundur në vendin e tyre.
Kështu i ka mohuar shqiptarëve mundësine të ndërtojne lumturinë në vendin e tyre që ja ka fal Zoti.
Të gjitha regjimet autoritariste, oligarkite socialiste, qeverisjet e korruptuara, e nisin rrugëtimin e tyre duke folur në emër të popullit, rishpërndarjen e të ardhurave për njerëzit në nevojë, duke premtuar barazinë dhe në realitet, realizojnë Triumfin e së keqes, duke shkatërruar dhe mohuar lirinë dhe të drejtat e qytetarëve, duke zëvendësuar tregun e lirë me kontrollin qeveritar, biznesin me klientelizmin dhe, shkatërrojnë në themel vlerat morale të shoqërisë, duke bërë të pranueshme të keqen, duke mohuar historinë, shkatërruar të sotmen dhe të ardhmen.
Rama 1 i ka përfaqësuar këto sjellje, jo vetëm si simptoma, por dhe në realitete dhe praktika të hapura.
Rilindja u injektua si një drogë, mashtrimesh dhe premtimesh absurde, duke synuar që njerëzit të ndjeheshin mirë, por që në realitet po shkatërron çdo shpresë dhe mundësi në mënyrë të përditshme.
Shqipëria është sot vendi më i varfër në Europë.
Shqipëria është vendi i vetëm në rajon që nuk ka investime të huaja, përkundrazi dhe ata që ishin, janë larguar, dëbuar, masakruar, sepse tepsia e pushtetit, nuk njeh asgjë përveç pushtetit dhe parasë, nuk njeh e respekton as ligje dhe as të drejta.
Shqipëria nuk ka asnjë siguri juridike, as mbi pronën dhe as mbi biznesin dhe kontratat e tyre.
Po pse jemi në këtë gjendje???
Mos jemi ndryshe nga te tjeret dhe nuk dime??
Pa dyshim diktatura me dhunën dhe eleminimin e besimit ka rrënjosur mentalitetin se qeveria, pushteti është gjithçka.
Ne dhe pse flasim shume për liritë dhe të drejtat, por ndoshta pak luftojmë që qytetarët t’i kuptojnë, gëzojnë dhe luftojnë pa kompromis për to dhe ketu padyshim duhet te shohim pergjegjesine tone Ne te djathtet, por te gjejme dhe fuqine tone.
Ato do jene te shenjta politkisht, kur do jene te tilla dhe te pacenueshme per qytetaret, duke luftuar pa kompromis me kedo qe I cenon ato.
Qeveria është kthyer në Pronar i vendit, i njerezve, jetes dhe lirise, ajo po imponon tek qytetarët bindjen se çdo gjë varet prej saj, se e mira dhe e keqja, e drejta dhe e padrejta, e ligjshmja dhe e paligjshmja, përcaktohet vetëm nga qeveria që me në krye Timonierin dhe bindjen e tij se ky vend s`ka pasur histori, s`ka pasur vlera dhe ka vetem ata, kërkon të shtrijë akoma më shumë pushtetin absolut dhe kontrrollin e jetës dhe të drejtave tona.
Kjo sëmundje po përhapet si një tumor që po i merr frymën dhe po e çon drejt shkatërrimit këtë vend.
Me një djallëzi diabolike, Rama arriti të shkatërrojë Kushtetutën dhe Institucionet kushtetuese.
Ai duke njohur pakënaqësinë e shoqërisë karshi Drejtësisë, sulmoi dhe vendosi nën këmbë Drejtësinë. Duke e etiketuar gjithë Drejtësinë të korruptuar apo të inkriminuar, ai ndërtoi një sistem dhe strukturë qeverisëse të korruptuar, të inkriminuar dhe të paprekshme.
Shqipëria ka nevojë për drejtësi të pavarur dhe jo drejtësi politike.
Deklaroi dje se do bëjë Vettingun.
Ç`lidhje ka qeveria dhe ai personalisht me vetingun??
A do jetë ky veting i pavarur apo i kontrolluar prej tij??
Rama luftoi që, politika të bëhej e pavlefshme në sytë e shqiptarëve, debati dhe idete politike nuk duhet të dëgjoheshin nga qytetarët, ata duhet të rrinin larg politikës dhe interesit të tyre për të pasur një Parlament përfaqësues të zgjedhur prej tyre.
Parlamenti i emëruar i cili vazhdon të jetë i tillë edhe sot, është shndërruar, në arenën e sharjeve dhe shfryrjeve të Kryeministrit dhe qeverisë.
Sot kërkon etikë parlamentare, ai që e ka shkatërruar atë në themel.
Parlamenti është shndërruar në një Institucion pa vlerë.
Deputetët nuk kanë asnjë mundësi minimale për të ushtruar autoritetin që i jep ligji dhe Kushtetuta, si ligjbërës dhe kontrolllues të qeverisë.
Ky është parlamenti i qeverisë dhe jo deputetëve.
Parlament I monologut te qeverise.
Nëpërmjet forcës dhe parave të pushtetit ai vendosi nën kontrollin e tij si në asnjë vend tjetër në rajon MEDIA-n.
Për fatin e keq, Ne nuk jemi demokraci parlamentare apo kushtetuese, por shtet me qeverisje te korruptuar, e cila shkatërron çdo ditë liritë dhe të drejtat e individit, shkatërron biznesin dhe ekonominë
Europa e cila pas liberalizimit të vizave, e realizuar nga qeveria Berisha, dukej si një realitet i prekshëm, sot s`duket as si një ëndërr e largët.
Edhe kur Europa reagon për zhvillimet në Shqipëri, atëherë sipas qeverisë fajin e ka Evropa, apo Evropës i thuhet se Shqipëria mund të rrëshkasë drejt ekstremizmit islamik, ose do krijojë marrëdhënie me lindjen e largët apo të afërt, me kulisa historike që kanë sjellë vetëm shkatërrim të Shqipërisë.
Qeveria thotë se ka zhvilluar ekonominë??
E vetmja mundësi mbijetese për biznesin, ishte shndërrrimi në klient të qeverisë, konçesioneve apo rryshfeteve, përndryshe detyrohej ta shiste biznesin tek klientë të qeverisë, apo të largohej.
Ekonomia e vetme që u zhvillua ishte ekonomia e drogës dhe trafikut. Mendoj se mjaftojnë raportet e Europolit dhe Departamentit të Shtetit për të provuar këtë fakt.
Po përse u bë kanabizimi i Shqipërisë??
E para:Ndërtimin dhe fuqizimin e një strukture kriminale në shërbim të pushtetit, manipulimit dhe blerjes së zgjedhjeve, siç u provua nga OSBE/ODHIR në raportin paraprak citoi ”qytetarët humbën besimin në zgjedhje për shkak te fenomenit të përhapur te blerjes së votës dhe intimidimit të votuesve”
Së dyti: Kriminalizimi i shoqërisë, e cila në pamundësi për të garantuar ekonominë familjare, kishte vetëm alternativën e bashkëpunimit me trafikantët, për të garantuar nevojat jetike.
E treta: Ata që nuk mund ta pranonin këtë situatë, duhet të heshtnin ose të largoheshin nëemeigracion. Mbi 200 mijë persona u larguan nga Shqipëria.
Shqiptarët duhet të votojnë kudo që janë padyshim, por mbi të gjitha duhet ndaluar kjo hemoragji e largimit që po shkatërron të ardhmen e shoqërisë sonë dhe po e plak shoqerine tone ne menyre te frikeshme.
Ky ishte konteksi në të cilët shqiptarët shkuan në zgjedhje.
Si opozitë e kemi denoncuar këtë me fakte dhe pa pasur mëdyshje, për ndikimin e madh që do të kishte në zgjedhje.
Një shoqëri e varfër, e frikësuar dhe e kontrolluar nga qeveria dhe krimi, e ka të vështirë të besojë në vlerën dhe pushtetin e lirisë, në vlerën dhe pushtetin e votës.
Bëmë një marrëveshje parazgjedhore për të garantuar kushtet minimale për zgjedhjet, por ai që e firmosi këtë marrëveshje dhe kishte detyrën kushtetuese dhe ligjore për të garantuar zgjedhjet, ai tashmë kishte përgatitur dhe aktin e fundit të manipulimit të zgjedhjeve, për ta pasur për vete tepsinë e pushtetit dhe të kthehej në Timonierin e pushtetit absolut dhe marrisë absolute, i cili po e çon Shqipërinë drejt një katastrofe institicionale, politike, ekonomike dhe me pasoja kombëtare.
Shqiptarët folën qartë duke u larguar pa shpresë nga Shqipëria, folën qartë duke mos marrë pjesë në zgjedhje, sepse blerja e votës dhe krimi, kanë zëvendësuar të drejtën e tyre për të vendosur.
Kjo është qeveri e minorancës së shqiptarëve, duke përfshirë këtu dhe blerje masive të votës.
Tashmë ju keni përcaktuar këto muaj mënyrën e qeverisjes suaj:
Institucionet duhen zëvendësuar me:
- Parimine vijës së masave të Partisëqë mblidhen në tubime për t`i thurur lavde liderit, që të vendos, ose të heq nga puna, që të jep apo ta heq tapinë, të jep ose të merr pronën.
- Hugo Chavez krijoi rreth 16 mijë këshilla të tille politike, duke garantuar që ky ishte zëri i popullit, po ashtu ai ndërtoi një milici paralele kriminale te jashteligjeshme.
Po të njëjtën gjë po bëni ju, Institucionet po zëvendesohen me zërin e Partisë dhe një strukture kriminale të armatosur, te kanabisit, droges dhe korrupsionit, në të gjitha zonat e Shqipërisë, që blejne, manipulojne zgjedhjet, ndëshkojne këdo që del kundër interesave politike dhe ekonomike të qeverisë.
Integrimi Europian është rruga e Shqipërisë.
Investimi i bërë ndër vite për të ndërtuar një Ministri të Integrimit Europian, si promotore e marrëdhënieve me BE, në ndjekjen e detyrimeve, por dhe përthithjen e mbështetjes ekonomike nga BE, është tashmë hedhur poshtë në mënyrë absurde dhe të paargumentuar nga qeveria juaj.
Integrimi Europian nuk ka qënë asnjëherë një angazhim serioz i juaj, as kur ishit në opozite duke e bllokuar dhe as ne qeveri duke sabotuar.
Dje Kryeministri në fjalën e tij tha se ne i kemi plotësuar detyrimet e BE, por në Europë nuk na kuptojnë dhe kanë paragjykime. Sipas tij, meqënëse ne jemi kaq të qartë dhe punëmbaruar,na ngelet që të punojmë për të rregulluar Bashkimin Europian, që nuk e di ç`kërkon prej nesh.
Teoria fajin e ka Brukseli që nuk na kupton ështësa absurde dhe qesharake.
Mbas vendeve të ulta Hollandës, tani dhe Franca paralajmëron mundësinë e kthimit të vizave, për shkak të kërkesave për azil nga shqiptarët, por mbi të gjitha për forcën që ka krimi shqiptar me burim nga trafiku i drogës në Shqiperi, tashme i lidhur fort dhe dukshëm me organizatat më kriminale në Europë, duke qenë një rivale e fortë e tyre.
Kuptoj që Turqia për 1 mijë arsye të shikojë me skepticizëm BE apo e kundërta, por Ne nuk jemi Turqi, që të mos shohim se rruga e BE është e vetmja dhe kjo kërkon gjykim dhe punëtë vazhdueshme, kërkon konsensus politik dhe mirëkuptim me Brukselin.
Kjo mund te jete Shqipëria që doni, por jo Shqipëria Europiane që duan shqiptarët.
Flisni për qeveri të vogël.
Qeverisja e vogël nuk përcaktohet nga fakti se sa ministra ka qeveria, sepse realisht ka vetëm një Timonier, por qeverisja e vogël apo e madhe përcaktohet nga autoriteti i saj, ndërhyrja e saj në të drejtat dhe liritë e qytetarëve, ndërhyrja dhe pushteti që ajo ka mbi ekonominë dhe biznesin, nga niveli i taksave dhe funksioneve të saj.
Sot pusheti është përqëndruar në duart e Ramës dhe njerëzve afër tij, si në vendime, prokurime, koncesione, apo financat publike.
Ky pushtet absolut që do të thotë korrupsion absolut.
Pasojat do jenë të dukshme:
- Do të ketë rritje të vazhdueshne të korrupsionit. Pushteti dhe paraja prodhojnë korrupsionin. Njerëzit në qeveri do të shesin influencen qeverisëse për përfitime personale dhe politike.
- Përqëndrimi i pushtetit tek qeveria do të thotë që Liria individuale do të kufizohet.
Sa më shumë kontroll te kete qeveria mbi jetën e njerëzve, aq më pak liri kanë njerëzit.
- Qeveritë me pushtet të tillë janë të destinuara tëprodhojnë kriza ekonomike me pasoja të rënda.
Qeveriado të rrisë varfërinë dhe varësinë nga shteti, duke i parë njerëzit jo nga pikpamja humane por elektorale.
- Siç ndodhi 4 vjet kjo qeveri do vazhdojë të rrisë taksat.
Ka dy lloj grabitësish, janë banditët që dalin e grabisin me armë dhe maska, por dhe shteti nëse e fut dorën në xhepin e qytetarit apo biznesit sa herë të dojë, kthehet në një bandë, që paratë e qytetarëve i kthen në interesa korruptive.
Nese kemi pasur eksod të gjerë të popullsisë dhe intelektualëve, ne do përballemi me një eksod të ri, I cili ka filluar dhe po ecën me ritme galopante: atë të transferimit të parave dhe biznesit jashtë Shqipërisë. Do ketë më pak biznese, më shumë papunësi dhe varfëri.
- Sa më e pushtetshme të jetë qeveria, aq më të madha janë mundësitë për të bërë keq. Shekulli i njëzetë ishte shekulli më vrastar në historinë e regjistruar.
Dhe kush e bëri gjithë këtë vrasje? .
Pushteti I pakufishem I kontrrolluar nga Individ te këqinj, krijojnë fatkeqësi për qytetarët dhe vendin e tyre, me pasoja shume të mëdha.
Qeveritë dhe individë me pushtet absolut kanë ushtruar dhunë dhe genocid mbi popujt e tyre.
6-Qeveria e madhe ndërhyn edhe në karakterin moral të një kombi. Ajo merr përsipër të zëvendësojë vlerat, marrëdhëniet dhe kujdesin njerëzor.
Folët 4 vjet për investime nëTurizëm dhe nuk pamë një investim gjithë këto vite, përkundrazi dhe ata që ishin u larguan, debuan dhe masakruan.
Dje kryeministri tha se turizmi shqiptar do jetë vitin tjetër më i miri, çdo shqiptar do rrijë këtu dhe tëhuajt do mbysin brigjet dhe bukuritë shqiptare!!
Po me kë do krahasohemi??
Shkoni në Mal të Zi shikoni investime nga Singapori, Emiratet Arabe, Zvicra, Azerbaxhani, shikoni brendet më të mira të hotelerisë dhe Turizmit: One and only, Regent, Four season, Ritz Carlton.
Me çfarë do e ndërtoni në një vit turizmin?? Kjo tallje i duhet të paktën t`i kursehet Parlamentit dhe shqiptarëve.
Pa infrastrukturë dhe taksa të ulëta, nuk mund të ketë zhvillim turizmi, pa siguri të jetës nuk ka zhvillim turizmi, pa siguri juridike dhe pa siguri te pronës nuk ka zhvillim turizmi, nuk ka zhvillim ekonomik.
Politika e Jashtme:
Politika jonë e jashtme duhet të synojë në radhë të pare të kapitalizojmë faktin që jemi vend anëtar i NATOs, anataresim I mundesuar nga qeveria Berisha, kjo do ndikojë shume në rolin tonë, jo vetëm në fushën e sigurisë, por dhe në zhvillimin ekonomik të vendit, sigurinë energjitike, integrimin dhe bashkëpunimin e faktorit shqiptar.
Si anetare te NATOs duhet te orinetojme dhe këndvështrimet tona në konjukturat e reja të gjeopolitikës botërore dhe ndikimt të tyre në rajon.
Jetojmë në njësituatë globale shumë problematike që tenton të jetë, zero polare apo multi-polare dhe aspak dashamirëse në lidhje me interesat tona.
Integrimi Europian ka problemet e veta qoftë edhe në pikpamje rajonale, poltika e zgjerimit është tashmë zëvendësuar me poltika të ruajtjes së stabilitetit ekonomik dhe politik të vendeve të BE, të cilat përballen sot me sfida ekonomike tësigurisë dhe migracionit.
Ne kete situate ne duhet te gjejme qasjen tone dhe jo te akuzojme BE se nuk na kuptojne, apo na paragjykon.
Dialogu i Berlinit është i rëndësishëm dhe kërkon një përpjekje të madhe, duke tejkaluar interesat momentale politikedhe ato të pushtetit kushdo qoftë, por duhet të fokusohet nëmarrëdhënie dhe projekte me interes ekonomik dhe kombëtar.
Ekonomia është aspekti kryesor në rrugën tonë Europiane, prandaj ajo duhet të jetë mirë e studiuar dhe çdo marrëveshje rajonale, kërkon një diskutim dhe arsyetim të përgjegjshëm, sidomos nga specialistët përkatës.
Ne kurrësesi marrëdhënien tonë me BE duhet ta kalojmë nëpërmjet dyerve të tjera që janë jashtë BE dhe veçanërisht Serbisë.
Aleatet tanë në Ballkanin Perëndimor, janë Kroacia, Sllovenia dhe Mali i Zi, tregu ballkanik pa Kroacinë dhe Slloveninë është i paplotë dhe jo dobiprurës.
Padyshim Ne nuk jemi aktor gjeo-politik, por kemi qene nje faktor, mendikim në rajonin tonë dhe çdo marrëdhënie ekonomike apo politike padyshim që duhet të ketë në konsideratë aleancat dhe marrëdhëniet historike, të cilat janë ringjallur fort, të cilat kërkojnë të frenojnëBallkanin në NATO dhe BE me influencë të fortë ushtarake dhe ekonomike.
Ne kemi pasur fatin që të, kemi në krah SHBA dhe vende të Europës në luftën tone, kombëtar dhe kjo na ka dhënë një mundësi të jashtëzakonshme si shqiptarë, në rujatjen e interesit tonë kombetar dhe zhvillimin ekonomik.
Shqiptarët dhe Ballkani përballë sfidave të reja të sigurisë.
Ka kohë që politika Serbe është bërë shumë active, shfaqet me nuanca Europiane dhe nga ana ushtarake refuzon NATO-n, por nuk e fsheh bashkëpunimin e hapur me Rusinë duke ndërtuar baza ushtarake Ruse në territorin e saj dhe së fundi blerje të armatimit dhe pajisjeve e mjeteve ushtarake të cilat tejkalojnë qëllimet mbrojtëse.
Rusia s`e ka fshehur qëllimin e saj, ajo e ka përcaktuar Ballkanin si backyard të tyre dhe padyshim Serbinë si rojtar të tij.
Që në vitin 2006-2007 Rusia ka qenë e ashpër me zgjerimin e NATOs në Ballkan.
Në konferencën e sigurisë në Mynih në vitin 2006 Putin theksoi se: Zgjerimi i mëtejshëm i NATO-s përbën rrezik për sigurinë e Rusisë dhe interesat e saj.
Kroacia është vend anëtar i NATOs njësoj si ne dhe përballë kësaj situate ka marrë masate saj në pikpamje ushtarake dhe të sigurisë. Kroatët nuk e kanë marrë antarësimin në NATO si një vendim politik, por si angazhim serioz në shërbim tëinteresit dhe sigurisë.
Ne jemi në drejtim krejt të kundërt me angazhimet dhe detyrimet që rrjedhin prej samiteve të NATO-S, buxheti i mbrojtjes ështëhistorikisht më i ulti.
Duke shprehur mbeshtetjen time per FA, duhet te theksoj, se duhet te kesh buxhet simbas detyrimeve qe burojne nga ky parlament dhe NATO dhe pastaj ti shpenzosh simbas kerkesave te NATOs. Prandaj 2% eshte detyrim dhe anagzhim per FA.
Siguria kombëtare është primare, përveç rreziqeve të përmendura nga qeveria, si ndryshimet Klimatike, kërcënimet kibernetike, siguria energjitike, janë shumë më larg rrezikut real qëështë terrorizmi qëështë prezent edhe po strukturohet në Ballkan.
Asgjë mund të mos ndodhë, por dhe shumë mund të ndodhin duke marrë në konsideratë zhvillimet e fundit në Ballkanin e paqëndrueshem.
Situata nuk është si disa vite më parë në favor të shqiptarëve, përkundrazi.
Ballkani është kthyer në një rajon influencash gjeopolitike.
Marrëdhëniet ushtarake të Rusisë me Turqinë për herë të parë në këto vitet e fundit padyshim duhen parë me realizëm prej nesh.
Ideja e Rusisë për të krijuar një “buffer Zone” në Ballkan me Serbinë, Bosnjën, Malin e Zi dhe Maqedoninë,është një skenar tashmë i mirëmenduar për t`ju kundërvënë NATOs dhe vendeve anëtare të saj.
Mos të harrojmë ndërhyrjen e hapur të Rusisë në zgjedhjet në Malin e Zi, deri në skenarin e eleminimit fizik të Gjukanovicit.
Eshtë I papranueshëm nënshtrimi për interesa pushteti të influencave fetare apo kthimit mbrapsht të historisë sonë kombëtare.
Lidhjet e reja ekonomike me Lindjen e Largët apo marrëdhëniet, duhen parë në prespektiven e zhvillimeve gjeopolitike nëBallkan dhe si vend anëtar i NATOs.
Stimulimi i tensioneve apo supermacisë së njëreligioni mbi një tjetër nuk kanë si bazë vetëm gjykime spontane, por lëvizje të cilat mund të krijojnë probleme jo thjesht nëharmoninë fetare, por sidomos në qëndrueshmërinë tonë shoqërore dhe kombëtare.
Të nderuar kolegë deputetë!
Ky Parlament duhet t`i kthehet qytetarëve, ky Parlament duhet t`i kthehet Kushtetutshmerise.
Që ti kthehet qytetarëve ka nevojëpër njëReformë Zgjedhore të mirëfilltë dhe jo pazar elektoral. Deputetët duhet të zgjidhen nga populli dhe të jenë përgjegjës përballë tij, duke garantuar lirine dhe te drejten e votes se cdo shqiptarei
Por kjo nuk mjafton pa një Reformë Kushtetuese, ku pushtetet janë të ndara dhe i shërbejnë tëdrejtes dhe interesit të qytetarëve.
Shqiptarët në pjesën më të madhe janë të papërfaqësuar dhe bojkotian zgjedhjet, opozita këtu ka përgjegjësinëe saj për të ndërtuar një aleancë me shqiptarët që duan lirinë, kanë bindjen se me punë e ndershmëri mund të ndërtojnë tëardhmen, qëbesojnë nëvlerat e këtij vendi, kanë sakrifikuar për lirinë nëpër burgje dhe internime, pushkatime e dëbime, kanë besuar tek e drejta e tyre e pronës, besojnë te tregu i lirë dhe forcën e tij, njerëz që e shohin biznesin dhe forcën e tij si faktorin e zhvillimit të ekonomisë dhe punësimit dh, një rini që duhet të kuptojë se nuk ka të ardhme pa u bërë pjesë e ndryshimit të së sotmes, intelektualëve që vlerësojnë çdo vlerë historike dhe morale të shoqërisë sonë dhe në bazë të tyre shohin drejt së ardhmes Europiane.
Opozita është shumë më tepër se numrat tonë në parlament apo partitë tona; e djathta është një vlere që zhvillohet nëpërmjet bashkimit të njerëzve qe nuk zëvendësojnë, lirinë, besimin, dhe të drejtat me interesat dhe konformizmin.