Nënkryetarja e Partisë Republikane, zonja Brunilda Laboviti, doli sot me një deklaratë për shtyp, duke përshëndetur në emër të kryesisë të PR, hapjen e negociatave për Anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Duke shprehur mirënjohjen për aktorët që ndihmuan në këtë proces, Laboviti theksoi se tashmë zbatimi I Reformës në Drejtësi, por edhe I Reformës Zgjedhore, janë një obligim për të vazhduar ……….si evropianë në rrugën e gjatë drejt kësaj familje të madhe. Më poshtë deklarata e plotë e kryesisë së PR:
Të dashur qytetarë!
Partia Republikane e Shqipërisë deklaron se Rekomandimi për Hapjen e Negociatave për Anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian është një lajm shumë i mirë për Shqipërinë dhe për mbarë shqiptarët kudo që janë.
Partia Republikane e Shqipërisë falenderon, të gjithë aktorët politik ndër vite, që kanë punuar dhe kontribuar me përkushtim për të arritur këto ditë historike për vendin tonë.
Një falenderim i vecantë shkon për komisionerin Hahn dhe ekipin e tij.
Partia Republikane shpreh bindjen se kontributi i së djathtës si në opozitë dhe qeveri është domethënës.
Shqiperia do i kishte hapur negociatat vite më parë nëse Rama nuk do t’i kish penguar për 3 vjet me radhë.
Konsensusi i opozitës për Reformen në Drejtesi ishte vendimtar për hapjen e kushtëzuar të negociatave
Kushtëzimi që i është bëre Qeverisë tregon qartë se Bashkimi Europian nuk pajtohet me krimin dhe korrupsionin qeveritar.
Shqipëria tashmë ka një rol jashtëzakonisht të rëndësishëm, jo vetëm në lidhje me procesin e integrimit evropian, por në të njëjtën kohë duke ndikuar që ky proces të bëhet një realitet i prekshëm për të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë. Qëllimi ynë kombëtar mund të përkufizohet si “Të gjithë shqiptarët të bashkuar në Bashkimin Europian”.
Por për të arritur këtë Partia Republikane e Shqipërisë do jetë e përkushtuar:
- Pikë së pari dhe më e rendësishmja, për realizimin me sukses të zbatimit të reformës në drejtësi.
- Garantimin për zgjedhje të lira e të ndershme.
- Shqipëria meriton një reformë zgjedhore dhe mos ndjekjen më të praktikave zgjedhore të deritanishme .
- Lufta ndaj korupsionit, kanabisit dhe kriminalitetit.
- Partia Republikane e Shqipërisë, ju bën thirrje gjithë politikanëve shqiptarë që duhet të kuptojnë dhe të bashkëpunojnë në mënyrë të organizuar në shërbim të sfidave të integrimit për të gjithë shqiptarët.
- Ekonomia është ajo që do të ndikojë në masë të madhe në rrugën tonë evropiane dhe në të ardhmen tonë euroatlantike si komb.
Më shumë se çdo thirrje “patriotike”, ose manipulim politik me çështjen kombëtare, ia vlen të sigurojmë dinjitetin individual, lirinë dhe ndërtimin e ekonomisë evropiane për çdo shqiptar, kudo që ata jetojnë. Kjo është mënyra e vetme për të arritur të ardhmen tonë të përbashkët si një komb.
Detyrimi ynë është që të ndihmojmë dhe jo të vendosim shqiptarët nën kontroll. Ne të gjithë i përkasim të njëjtës së ardhme, ne kemi një fat: të jemi të gjithë së bashku, me historinë tonë, kulturën dhe ekonominë tonë në Europën e Bashkuar.