Edit

Një Parti një Familje një Komb
E ardhmja Europiane!

Na kontaktoni

Kryesia e PR mbledh degën e Tiranës mbi strategjinë elektorale

Kryesia e PR mbledh degën e Tiranës mbi strategjinë elektorale

 

img-20161019-wa007Kryetari i Partisë Republikane, zoti Fatmir Mediu  zhvilloi një takim me strukturat dhe degët e kësaj partie në Kryeqytet. Së bashku me anëtarë të Kryesisë së Partisë Republikane, zoti Mediu diskutoi me drejtuesit e njësive dhe koordinatorët në terren të Partisë Repuiblikane, në kuadër të fushatës elektorale që po afron. Në fokus të takimit ishin problematikat që janë hasur gjatë zgjedhjeve të shkuara, përgatitja dhe angazhimi për t’u përballur me manipulimin e zgjedhjeve, shit-blerjen e votës dhe kriminalizimin e procesit zgjedhor, tendecë e qartë e qeverisë Rama, si dhe nevojat për të pasur një kod të ri zgjedhor, nëpërmjet Reformës shumë të kërkuar Zgjedhore. “Debati politik tashmë duhet të jetë pjesë e punës së përditshme së strukturave…… të Partisë Republikane në terren, për të përçuar mesazhin tonë, por edhe për të evidentuar autoritetet dhe personalitetet politike që na përfaqësojnë më së miri mes votuesve” u shpreh kryetari Mediu

Duke shpalosur qëndrimin politik të PR-së përpara kryetarëve të njësive, zoti Mediu theksoi se Qeveria Rama po tenton që të blejë votat e shqiptarëve, nëpërmjet kanabizimit masiv të Shqipërisë, trafiqeve dhe grupeve kriminale dhe këtë e ka bërë tashmë, sic ishte rasti i zgjedhjeve të fundit në Dibër. Kriminalizimi i shoqërisë shqiptare, kriminalizmi i institucioneve shqitare, po afron çdo ditë e më shumë Shqipërinë me kartelet e drogës së Kolumbisë dhe Meksikës. “Në kuvend kemi një bandë qeveritare dhe nëpër Shqipëri kemi bandat që kanë marrë pushtetin” u shpreh zoti Mediu.

Gjithashtu, zoti Mediu u ndal dhe në nevojën emergjente për një Reformë Zgjedhore, e cila sipas tij është reforma absolutisht më e rëndësishme që i nevojitet vendit, pa marrë parasysh asnjë kosto kohore, apo financiare, me qëllimin e vetëm garantimin e një procesi të lirë dhe të ndershëm zgjedhor.

“Kjo është qeverisja më e keqe që Shqipëria ka pasur ndonjëherë, me një sens tërësish autoritar dhe lidhje të ngushta kriminale. Qëllimi i vetëm i Edi Ramës janë paratë dhe krimi elektoral. Kjo gjë u pa edhe në zgjedhjet e kaluara lokale, si edhe në zgjedhjet e Dibrës. A mund të bëhen zgjedhje të lira dhe të ndershme me këtë qeveri? Ne kemi  kërkuar që të ketë ndryshime në sistemin zgjedhor. Duket që Partia Socialiste nuk do që të bëjë Reformë Zgjedhore dhe kjo tregion edhe një herë qartësisht se është e prirur drejt manipulimit zgjedhor. Asnjë reformë në Shqipëri nuk është më e rëndësisshme se Reforma Zgjedhore. Asnjë moment duhet të na pengojë ne, që të vendosim afate, kemi mundësi apo jo. Shqipëria nuk mund të kryejë zgjedhje me kosto në dëm të votës së qytetarëve, në dëm të lirisë së qytetarëve” përfundoi fjalën e tij kryetari i PR-së Mediu.