Edit

Një Parti një Familje një Komb
E ardhmja Europiane!

Na kontaktoni

“Lidershipi I Ri” mbledh te rinjtë nga SHBA, Gjermania e Shqipëria

“Lidershipi I Ri” mbledh te rinjtë nga SHBA, Gjermania e Shqipëria

Kryetari i Partisë Republikane, zoti Fatmir Mediu,  së bashku me disa miq nga SHBA, z. David Beasly, ish-Guvernator i South Carolina; Nick Landgride Zv.President i Madison University, Mounzer FatFat këshilltar i Departamentit të Shtetit për Lindjen e Mesme, z. Besnik Mustafaj etj,  zhvilluan një takim me të rinj republikanë dhe demokratë, si dhe përfaqësues të orgaizatve te ndryshme rinore, nga SHBA, Gjermania, Kosova dhe rajoni, me temë… “Lidershipi i Ri”.

Të gjithë theksuan domosdoshmërinë e pjesëmarrjes të të rinjve në politikë, si domosdoshmëri për të ndërtuar qeverisje funksionale, si dhe për të kapërcyer tranzicionin e gjatë të vendeve ish- komuniste, që vjen si rezultat i qeverive që përpiqen të kontrollojnë jetën e qytetarëve dhe liritë e të drejtat e tyre.

“I takon rinisë që të marë në dorë fatet e vendit” theksoi zoti Mediu, jo si dhuratë apo përzgjedhje selektive e politikës, por si forcë kryesore në zhvillim dhe konkurim.

“Po ashtu, theksoi ai,  besimi dhe politika krijojne nje raport te drejtë ndërmjet qytetarit qëllimeve te tij dhe mirëqeverisjes”. ‎