Edit

Një Parti një Familje një Komb
E ardhmja Europiane!

Na kontaktoni

Mblidhet shtabi elektoral/ Mediu: Koalicioni, bashkimi më i madh i shqiptarëve kundër regjimit të korruptuar të Ramës

Mblidhet shtabi elektoral/ Mediu: Koalicioni, bashkimi më i madh i shqiptarëve kundër regjimit të korruptuar të Ramës

Në takimin e shtabit elektoral të Tiranës, kryetari Partisë Republikane vleresoi koalicionin e opozitës si bashkimi më I madh I shqiptarëve kundër regjimit të korruptuar dhe kriminal të Edi Ramës. Në fjalën e tij zoti Mediu theksoi se: Opozita ka ndërtuar një koalicion, nga pikëpamja ideore dhe përmbajtjes së partive politike, të qenësishëm, me një taktikë elektorale me dy koalicione, një i LSI-së dhe një rreth Partisë Demokratike.

Ne si Parti Republikane, e kemi çmuar si një koalicion, i cili ka një program të qartë, për t`a rikthyer Shqipërinë në rrugën evropiane, një koalicion i cili do t`i sjellë shqiptarëve një qeverisje të përgjegjshme, e cila në radhë të parë respekton Kushtetutën dhe ligjin, dhe padyshim respekton liritë dhe të drejtat e qytetarëve shqiptarë. Më tej duke theksuar se beteja me regjimin e korruptuar duhet të konsiderohet si përballja e shqiptarëve me të keqen në 25 Prill me rëndësi të madhe kombëtare, përballja me një kryeministër që vetëm shan përbuz dhe mashtron shqiptarët.

Rama po bën një fushatë mashtrimesh pafund, me projekte të cilat janë vetëm nëpër kompjuter 3D, jashtë realitetit dhe marrëdhënieve me shqiptarët, jo vetëm një qeverisje e korruptuar dhe e inkriminuar, jo vetëm një kryeministër që tall dhe përbuz shqiptarët, por kohët e fundit duket qartë që nuk ka ngelur asnjë gjë që është humane, as tek Edi Rama dhe as tek ata që janë rreth e rrotull Edi Ramës, madje duket qartësisht që Edi Rama po kërkon të spastrojë Partinë Socialiste, për të mbajtur rreth e rrotull vetes vetëm atë klan, i cili i shërben verbërisht qëllimeve të tij.

Shqipëria në 25 Prill vendos fatin e vet.
Shqipëria në 25 Prill vendos për t`u rikthyer në rrugën europiane.
Shqipëria në 25 Prill vendos për të respektuar qytetarët e vet.
Shqipëria në 25 Prill voton për t`ju rikthyer mundësisë së punësimit dhe zhvillimit ekonomik, dhe kjo padyshim është në dorën e shqiptarëve, të cilët nuk duhet të shkojnë në kutinë e votimit thjesht me urrejtjen karshi një regjimi të korruptruar, të inkriminuar, tallës, përbuzës, antinjerëzor, si ky i Edi Ramës, por në radhë të parë duke menduar me dashuri dhe respekt për dinjitetin, lirinë e tyre, fëmijët, familjen e tyre, për Shqipërinë dhe kombin shqiptar” përfundoi fjalën e tij zoti Mediu.