Kryetari i partisë Republikane, Fatmir Mediu, u takua me banorë dhe biznese në Njësinë nr.5 në Tiranë. Ai ka theksuar se zgjedhjet e 25 Prillit janë me rëndësi historike për t’i dhënë fund shkatërrimit të shtetit, ekonomisë dhe familjes nga ai që e quan regjimi i korruptuar i Edi Ramës.
“Unë nuk mendoj që 25 prilli duhet ta shikojmë thjesht si zgjedhje politike, por duhet ta shikojmë si një bashkim ët shqiptarëve, të njerëzve të mirë kundër të keqes që na ka zaptuar. Jo thjesht qeverinë, jo vetëm shtetin, por ka zaptuar jetën tonë, lirinë dhe dinjitetin tonë. Angazhimi ynë në zgjedhjet e 25 prillit është një detyrë e jashtëzakonshme për të rikthyer vlerat që ne dëshirojmë të gjithë, të gëzojmë lirinë dhe dinjitetin që na i ka falur Zoti,” u shpreh ai.
Mediu tha se programi i opozitës bazë ka familjen dhe taksat e ulëta për biznesin.
“Paga minimale, pagat e arsimtarëve, të mjekëve ne të gjithë rajonin janë shumë më të larta se sa janë në Shqipëri. Shëndetësia dhe arsimi është në një kualitet shumë më të lartë se sa Shqipëria. Po pse ndodh kjo? Se pavarësisht nga problemet atyje ka një qeverisje e cila përpiqet t’i japë mundësinë dhe shansin qytetarëve të vet, kurse këtu ndodh e kundërta. Ai Aleancë për Ndrysim ne kemi vendosur në themel ekonominë. Pse ekonominë? Sepse ekonomia është ajo që në fund të fundit na jep shansin për të jetuar më mirë,” tha Mediu.
25 Prilli, tha Fatmir Mediu, është një detyrë e jashtëzakonshme, për të rikthyer vlerat dhe besimin tek shqiptarët.