Gjatë takimit të zhvilluar me biznese dhe banorë të Njësisë nr.5, kandidati Nr.7 i koalicionit “Aleanca për Ndryshim”, Fatmir Mediu shpalosi programin mbështetës që koalicioni ka ndërtuar për bizneset dhe qytetarët. Ai trajtoi një problem madhor, “një plagë” të shqiptarëve; pronën, e cila vazhdon të jetë një cështje e pazgjidhur por që bashkë me Partinë Demokratike kanë rënë dakord për një rishikim të legjislacionit mbi pronën.
Ai kërkoi mbështetjen e tij për Nr.7 dhe për koalicionin “PD-AN”, pasi është e vetmja zgjidhje për familjen, për një ekonomi të fortë dhe për vetë të ardhmen.
“Janë mbi 8 mijë të vrarë nga cështja e pronës private, probleme akoma të pazgjidhura, për shkak të interesave korruptive elektorale dhe kriminale, të grupeve të cilat lidhen me shtetin për t`i vjedhur pronën pronarëve dhe të shtetarëve të cilët në mënyrë të vazhdueshme e shikojnë pronën e pronarëve sikur të jetë prona e tyre.”
Bashkë me Partinë Demokratike, do rishikohet legjislacioni mbi pronën duke nisur me: Anullimin e ligjit aktual, i cili i trajton pronarët në mënyrë tërësisht të disfavorshme dhe kompensimi njeh vlerën e tregut të vitit 1945, duke mos i njohur atë që shteti ua shfrytëzoi për 45 vjet edhe për këto 30 vite, vlerësime të drejta të vendimeve të drejta të Gjykatës së Strasburgut për kthimin dhe kompensimin e pronës private, kthimin fizik të pronës private atje ku është toka e lirë, në mënyrë të pa diskutueshme dhe për më tej pastaj kompensimin me vlerën e tregut. Ai u shpre se: “Nuk ka rrugë tjetër.”
“Ne në 25 Prill duhet të tregojmë që forca e shqiptarëve, dëshira e tyre për të ndërtuar të sotmen dhe të ardhmen, është shumë herë më e madhe dhe më e fuqishme se cdo lloj qeverie dhe cdo lloj regjimi të korruptuar.”
Ai e mbylli takimin e tij duke bërë thirrje për bashkim idesh dhe energjish, për të ndërtuar Shqipërinë, të ardhmen, për ti dhënë fund shkatërrimit dhe për tu kthyer nga interesat kombëtarë të cilat kush më mirë se një Republikan i cili beson në zot, familje, pronë dhe punë mund ta bëjë!