Edit

Një Parti një Familje një Komb
E ardhmja Europiane!

Na kontaktoni

Mediu: Mbështetim Reformën në Drejtësi sipas Venecias

Mediu: Mbështetim Reformën në Drejtësi sipas Venecias

hqdefaultKryetari i Partisë Republikane, zoti Fatmir Mediu, doli para mediave në një konferencë për shtyp, në lidhje me zhvillimet e fundit mbi procesin dhe ecurinë e Reformës në Drejtësi. Në fjalën e tij, zoti Mediu theksoi edhe një herë qëndrimin e unifikuar të opozitës shqiptare, e cila është në mbështetje të Reformës në Drejtësi, konform propozimeve të Komisonit të Venecias.
Gjithashtu, zoti Mediu nënvizoi se propozimi i kryeministrit Rama për votim me 2/3 e zhvlerëson Parlamentin, krijon mekanizëm bllokues, rrit konfliktin politik,… i heq mbështetjen e nevojshme politike institucioneve të drejtësisë, duke i bërë vendimet e tyre të kontestueshme.
Më poshtë deklarata e plotë e kryetarit të PR-së, zoti Mediu, para mediave:

Partia Republikane deklaron se është në mbështetje të Reformës në Drejtësi.

Ne e kemi votuar tashmë atë në çdo nen të saj dhe kemi pranuar dhe vepruar në bazë të dakortësisë politike dhe ndërkombëtare, se Rekomandimet e Komisionit të Venecias janë baza e Refomës.

Reforma në Drejtësi duhet të sigurojë një pushtet gjyqësor të pavarur nga politika dhe të pakorruptueshëm.

Të gjithë kemi rënë dakort se vijat e kuqe nuk i vendos Rama, por i vendos Komisioni i Venecias. Ky komision ka përcaktuar dhe vijat jeshile, duke treguar se cilat janë rrugët e zgjidhjes në rast të mosmarrëveshjeve politike.

Ka vetëm dhe vetëm një çështje që kërkon zgjidhje; moskapja politike e sistemit të drejtësisë nga mazhoranca socialiste.

  • Opozita është legjitime në të drejtën e saj, t`i bëjë thirrje Partisë Socialiste të respektojë zgjidhjen e dhënë nga Komisioni i Venecias sipas pikes 88.
  • Ajo që kërkon opozita sipas këtij rekomandimi të Venecias, është pranuar edhe nga specialistët e OPDAT dhe Euralius pranë komisionit që në fillim të këtij viti.
  • Demagogjia politike se, opozita kërkon që të vendosë ndikim politik mbi sistemin, është e pabazë, për faktin se përzgjedhja nga të gjithë vendimarrësit politikë, pozitë dhe opozitë, bëhet mbi kritere selektive që në thelb kanë të bëjnë me formimin profesional dhe integritetin e personave që do të zgjidhen, duke përjashtuar çdo person që njifet apo ka informacion për qasje politike.
  • Votimi me 2/3 e zhvlerëson Parlamentin, krijon mekanizëm bllokues, rrit konfliktin politik, i heq mbështetjen e nevojshme politike institucioneve të drejtësisë, duke i bërë vendimet e tyre të kontestueshme. Mbi të gjitha shmang thelbin kushtetues të Republikës sonë parlamentare, duke i hequr autoritetin Parlamentit dhe duke e deleguar në Institucione që jo vetëm nuk janë përfaqësuese, por dhe shumë të manipulueshme dhe të kontrolluar nga mazhoranca.
  • Partia Republikane kërkon që të votohet sa më shpejt Reforma në Drejtësi, duke i kërkuar z.Rama respektimin e rekomandimit 88 të Komisionit të Venecias.
  • Çdo veprim i njëanshëm i mazhorancës në Parlament për të tentuar të bëjë pazare me deputetët e opozitës, jo vetëm është i papranueshëm, por do të ketë konseguenca të rënda politike dhe do të cënonte integrimin europian të Shqipërisë.