Edit

Një Parti një Familje një Komb
E ardhmja Europiane!

Na kontaktoni

Mediu ne Kuvend: Më 18 shkurt protesta e atyre që besojnë te Liria

Mediu ne Kuvend: Më 18 shkurt protesta e atyre që besojnë te Liria

Kryetari i Partisë Republikane, zoti Fatmir Mediu mbajti një fjalë në seancën parlamentare të datës 16 shkurt 2017. Në fokus të fjalës së zotit Mediut, dy ditë para protestës së organizuar nga opozita e bashkuar kundër qeverisë Rama-Meta, ishin problemet e rënda në të cilat e kanë zhytur vendin tonë korrupsioni, kriminaliteti, kanabizimi i shoqërisë. Një tjetër pikë kyce në fjalën e zotit Mediu ishte edhe Reforma Zgjedhore dhe qasja e Qeverisë ndaj zgjedhjeve që po afrojnë në qershor.

Më poshtë fjala e plotë e zotit Mediu në seancën plenare:

Të nderuar kolegë deputetë!…….

Mbas një periudhe të jashtëzakonshme për shqiptarët në këtë fillim shekulli;

  • Shqipëria vend anëtar i NATO-s
  • Kosova e pavarur neser ben 10 vjet.
  • Shqiptarët të lirë për të lëvizur pa viza

 

E ardhmja jonë kombëtare dhe e Shqipërisë, sot ka dhjetëra pikëpyetje dhe dilema, sfida dhe probleme.

Problemi qëndron mes nesh, sepse:

Një qeveri dhe koalicion pazaresh si kjo e jona, nuk ka rrugë tjetër veçse t`a shtojë zullumin e saj, në kurriz të qytetarëve të saj dhe interesit kombetar.

Kjo qeveri, me arrogancë, përpiqet të mohojë e mbulojë problemet e këtij vendi, me një propogandë bajate, Rama njësoj si Enveri shpërndan tapi, duke ja rrëmbyer e mosnjohur pronarët e ligjshëm, ndërkohë që këto ditë Gjykata e Starazburgut hodhi përsëri poshtë ligjin e tij dhe i dha të drejtë pronarëve. Nuk dimë a ka qeveri në Tiranë, sepse kjo është qeveri në shëtitje njëherë jashtë, njëherë brenda duke falur qingja dhe njëherë lopë, dhe kështu shqiptarët falë bujarisë suaj, e hodhën hallin.

Ai do të krijojë një bindje të frikshme , se ai mund të bëjë gjithcka, mund të marrë dhe t`i japë cfarë të dojë ai. Ai është ligji dhe Zot i këtij vendi, dhe kushdo duhet t`a duartrokasë ose të heshtë, përndryshe s`ka të ardhme.

Shaktërrimi i shtetit shqiptar dhe aventurat e kësaj qeverie, me armiqtë miq dhe ndezje të konflikteve të panevojshme, injorimit të Kosovës, apo orientimit të shqiptarëve të Maqedonisë kundër marrëdhënieve me Administratën e Presidentit Trump, po çon drejt një rrënimi të pakthyeshëm të peshës dhe vlerës së shqiptarëve në rajon.

Çfarë po ndodh në Kosovë, Serbi, Bosnjë, Kroaci, Maqedoni, M Zi nuk është rastësi, ka shumë zëra që po përpiqen të ringjallin konfliktet e fjetura etnike.
Gjeopolitika ka përcaktuar tashmë qëllime dhe orientime të reja.
Provokimet Serbe në Kosovë, qëllimi i Rusisë për të ndërtuar një alenacë ushtarake në Ballakan me Serbinë, Bosnjën, Maqedoninë si buffer zone në Ballkan, për të ndaluar zgjerimin e NATO-s, janë shumë shqetësuese.
Armatimi me ndihmën e Rusisë i Serbisë me armë konvencionale, nuk duhet të përballen me deklarata butaforike e patriotizëm të shtirur folklorik, se jemi gati të marrim armët.
Mbi të gjitha, kjo situatë ka nevojë për një Shqipëri funksionale, për një politikë racionale, për një Shqipëri qëështë pjesë e zgjidhjes, jo e problemit.
Ne jemi vend i NATO-s por do kemi peshën tonë në këtë aleancë, jo vetëm për të përmbushur detyrimet tona ushtarake, sesa për rolin tonë në rajon dhe ndërtimin e një shoqërie demokratike, ku krimi nuk mund të bashkëjetojë me qeverisjen, ku trafiku i drogës nuk mund të tolerohet nga qeveria, ku terrorizmi duhet vlerësuar seriozisht dhe që krimi i organizuar, trafiku i drogës janë mundësi reale për të vepruar dhe strukturuar.

Fatkeqësisht  ju e keni renditur Shqipërinë në vendin me buxhetin më të ulët në mbrojtje në 0.7%, duke dalë hapur kundër vendimeve të Samiteve dhe kundër kërkesës së Presidentit Trump dhe Sekretarit të Mbrojtjes Mattis.

Ky parlament ka një detyrim, mbi të gjitha të jetë pushteti përfaqësues i votës së qytetarëve dhe kontrolli i qeverisejes.

Po ku jemi përballë këtij realiteti???

ATA banditë që u përdorën për zgjedhjet, tani komandojnë dhe shprehen se janë vetë shteti:

Premtimet e gënjeshtrat dhe nihilizmi po tregojnë qartë se qeveria s`kishte dhe nuk ka ide për vendin dhe qytetarët, por është kthyer tashmë problem me i madh për Sigurinë dhe ekonominë e tyre familjare.

Pavarësisht kontrrollit absolut të Medias, si në asnjë vend tjetër në rajon, e keqja, paaftësia, pasiguria, korrupsioni dhe varfëria, është e dukshme dhe e prekshme për cdo qytetar.

Kjo qeveri stimulon qëllimisht, me politikat e saj, largimin masiv të njerëzve me aktiv e më të aftë të kësaj shoqërie, duke i parë ata si armiqtë e saj. Shqiptarët ishin të dytët mbas Sirianëve në kërkesat për azilnë vendet Europiane.

Por kjo histori e përzënies dhe përbuzjes së qytetarëve nuk mbaron këtu, kjo mazhorancëpo përpiqet të shuajë shpresën për cdo qytetar shqiptar, se me zgjedhjet e ardhshme parlamentare, ATA kanë mundësi të vendosin me votën e tyre, si njerëz të lirë, të ardhmen e tyre.

Për herë të parë në 16 vite, Reforma Zgjedhore sabotohet nga mazhoranca, duke e çuar atë në limite kohore për të na vendosur përballe faktit të kryer, se nuk mund të bëhen ndryshime sipas rekomandimeve të OSBE/ODHIR.

Që në Maj 2016 ju kemi përcjellë propozimet tona asnjëherë nuk patët dëshirën t`i vlerësoni.

Kërkuam identifikim, votim dhe numërim elektronik. Na thoni se nuk ka kohë, se nuk bëhet.

Ju kërkojmë të shmangim paratë e krimit dhe korrupsionit nga zgjedhjet, na refuzoni.

Ju kërkojmë që media të jetë dritarja nga e cila qytetari na vlerëson dhe përsëri nuk pranoni.

Na thoni se kemi zgjedhje dhe qytetarët duhet të shkojnë si dele apo pula duke pritur t`i vijë radha që Kasapi i qeverisë t`i presë kokën.

Na është vendosur një datë përpara që është e rëndësishme, data 18 qershor.

Po kush është më e rëndësishme??

Data e zgjedhjeve apo zgjedhjet e lira dhe të ndershme??

A kemi zgjidhur ne problemin e intimidimit të votuesve të ngritur si shqetësim nga ODHIR??

A kemi zgjidhur ne problemin e blerjes së votës??

A kemi zgjidhur problemin e ndarjes nga influenca e parave të korruspionit dhe trafikut të drogës në procesin e zgjedhjeve??

A është shteti kundër bandave, apo bandat me mbështetjen e shtetit kundër qytetarëve dhe të drejtave të tyre??

A kemi ne një qeveri, që qoftë njëherë të vetme ka provuar se do zgjedhje të lira dhe të ndershme?? Absolutisht jo.

Për cfarë duhet t`i bëjmë zgjedhjet??

Që t`i provojmë botës, Europës, se në Shqipëri nuk vendos qytetari me votën e tij, apo bandat e lidhura me shtetin, që në zgjedhjet lokale të kualifikuar dhe me anglisht folës, pra me reputacion ndërkombëtar, jo vetëm nuk lejonin dhe dhunonin qytetarët për të votuar, por kishin dhe kurajon dhe mbështetjen e shtetit për të ndaluar Ambasadorët e BE dhe US për të vëzhguar zgjedhjet.??

Shteti është tërësisht i paralizuar.

Qeveria nuk njef dhe respekton asnjë ligj??

Parlamenti është marrë peng nga qeveria, ai s`është vend i deputetëve, por i udhëheqjes së shquar të një qeverisje që vjen këtu fyen, shan dhe me arrogancën e saj do t`i mbyllë gojën, jo më deputetëve, por gjithë shqiptarëve.

Pushteti gjyqësor, dhe ai pak autoritet që i kishte ngelur, tashmëështë peng i qeverisë, sepse sipas ligjit të vettingut, ajo ka në dorë të thotë se kush është i Partisë dhe kush është kundër. Besnikët e Partisë duhet të qëndrojnë e t`i binden pushtetit,të tjerët jashtë, se janë armiq të pushtetit tuaj.

Opozita ka një detyrë primare, dhe vetëm një:

T`i kthejë pushtetin qytetarëve.

T`i kthejë besimin se ata do votojnë si njerëz të lirë:

T`i kthejë besimin se askush nuk mund t`i ndalojë të votojnë dhe banditët nuk mund të jenështeti, ata janë antishteti.

T`i bëjë shqiptarët të refuzojnë me përbuzje të shesin votën e tyre, sepse është jeta e tyre dhe e fëmijëve të tyre se paratë e drogës dhe krimit janë ato që kanë shkaktuar dhe do shkatërrojnë jetën e mijëra familjeve dhe janë një rrezik içdo familje shqiptare.

Për të bërë këtë të mundur, le të vendosim njëherë e përgjithmonë, se nuk është data e zgjedhjeve ajo që përcakton të ardhmen tonë, por janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

Nuk ka asgjë më të vlefshme, nuk ka asgjë më të rëndësishme, nuk ka asgjë më fondamentale, sesa garantimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe një qeverisje që i garanton ato.

Për ata që na tregojnë Kushtetutën ju kujtoj:

Në 2007 i shtytë zgjedhjet pa asnjë arsye, vetëm me pretendime absurde për një certifikatë.

Kam qënë pjesë e atyre negoziatave, në emër të mazhorancës, duke dëgjuar dhe analizuar cdo pretendim, sado absurd.

Ne e bëmë atë marrëveshje në emër të një interesi më të madh i shtymë zgjedhjet sepse pjesëmarrja e opozitës ishte e domosdoshme dhe padyshim, interesi i Anëtarësimit në NATO, ishte mëi rëndësishëm se interesi ynë momental i zgjedhjeve lokale.

Kam bindjen dhe uroj që jo vetëm kolegët e mi të opozitës, por edhe kolegët e tjerë, të kuptojnë se me këtë qeveri, nuk ka zgjedhje të lira dhe të ndershme, dhe rruga për t`ja kthyer pushtetin qytetareve është marrëvshja për një qeverisje tëvullnetit të mirë, për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Nëse qeveria nuk do të dëgjojë, atëherë qytetarët dhe opozita duhet të vendosin, se nuk ka rrugëtjetër për të ardhmen tonë, përveçse të tregojmë se mbi çdo pushtet, mbi çdo individ qëndron vota e çdo qytetari.

Protesta e të shtunës është pikërisht protesta e atyre njerëzve që besojnë tek Liria, tek gjykimi i tyre dhe i votës së tyre, dhe kjo nuk është çështje e një dite, por e një lufte të vazhdueshme, deri sa Liria dhe qytetarët të triumfojnë.