“Partia Republikane do të ketë deputetin e saj në Shkodër” tha kryetari i Partisë Republikane. Në një takim me strukturat e Partisë Republikane, duke analizuar situatën në vend dhe ndryshimet e Kodit Zgjedhor nga Rama me qëllim për të manipuluar ……..zgjedhjet, kryetari Mediu theksoi se:
Presidenti i Republikës duhet të shpërndajë parlamentin nëse parlamenti nuk merr në konsiderate dekretin e tij për kthimin e ndryshimeve të njëanëshme të Kodit Elektoral të bëra nga Rama, duke shkatërruar konsensusin e 5 qershorit dhe standartet për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Presidenti ka bërë në mënyrë publike dhe të përsëritur qëndrimin se do të shpërndajë Parlamentin nëse do të cënohet Kushtetuta dhe standartet e zgjedhjeve, në respekt të detyrimit të tij. I kam kërkuar opozitës dhe e përsëris që opozita dhe veçanërisht PD duhet t’ia kërkojë z.Meta të marrë një vendim të tillë”.
Zoti Mediu deklaroi se është koha e të djathtës dhe duhet të bashkohemi me shqiptarët në rrugën tonë Europiane kundër regjimit të korruptuar të Edi Ramës.