Edit

Një Parti një Familje një Komb
E ardhmja Europiane!

Na kontaktoni

Mediu pret Zv.Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, apel për regjistrimin e diasporës

Mediu pret Zv.Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, apel për regjistrimin e diasporës

Kryetari i Partisë Republikane dhe njëkohësisht kandidati me Nr.7 i “Aleancës për Ndryshim” z.Fatmir Mediu priti sot në një takim në zyrë Zëvendëskryeministrin e parë dhe Ministrin për Sistemin politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive nga Maqedonia e Veriut,  Artan Grubi. Ai kërkoi ndihmën e z.Mediu për regjistrimin e diasporës shqiptare në Amerikë duke theksuar rëndësinë jetike që ka ky regjistrim i cili po zhvillohet nga 1 Marsi dhe do të përfundojë në 21 Prill.

Unë ju uroj shumë suksese në fushatën zgjedhore dhe shpresoj që pas përfundimit të suksesshëm të këtij procesi zgjedhor, bashkë Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, do celin negociatat me Bashkimin Europian dhe bashkarisht do i përmbyllim këto negociata me anëtarësim të plotë”.

Mediu i ka bërë ftesë diasporës së RMV-së që t’i përgjigjen pozitivisht procesit të regjistrimit, proces thelbësor i cili do t’i mundësojë shtetit amë që të gjitha politikat zhvillimore t’i bëjë në mënyrë të drejtë dhe të barabartë për të gjithë .

Sipas Mediut diaspora tashmë ka shansin historik që të faktorizojë veten dhe me këtë të ndihmojë dhe familjarët e tyre që jetojnë në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Mediu shprehu gadishmërinë e tij të plotë që rrjetin e tij të gjërë në SHBA, ta vendosë në sherbim të plotë të regjistrimit të mërgatës së Maqedonisë së Veriut në Amerikë .