Edit

Një Parti një Familje një Komb
E ardhmja Europiane!

Na kontaktoni

Mediu takim me kryetarin e Bundestag Shauble: Faleminderit për mbështetjen

Mediu takim me kryetarin e Bundestag Shauble: Faleminderit për mbështetjen

Gjatë takimit të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së në Berlin, në pritjen e organizuar nga Bundenstagu Gjerman, kryetari I Partisë Republikane, zoti Fatmir Mediu u takua edhe me Presidentin e Bundenstagut, Dr. Wolfgang Schäuble.
Gjatë këtij takim zoti Mediu, e falenderoi z.Schauble për mbështetjen e tij personale dhe të Bundenstagut për rrugën evropiane të Shqipërisë dhe veçanërisht për qëndrimin e Bundenstagut përpara Samitit të BE-së.
“Qëndrimi i Bundenstagut Gjerman për të mbështetur Shqipërinë, por veçanërisht ndjekja me rigorizitet e luftës kundër trafikut të drogës, korrupsionit qeveritar, Reformës Zgjedhore dhe veçanërisht problemet e krijuara me bllokimin e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë jane një ndihmë e madhe për Shqipërinë” u shpreh zoti Mediu gjatë këtij takimi.
Z Schauble theksoi se Bundenstagu do të ndjekë me vëmendje zhvillimet në Shqipëri dhe kërkesat që ka bërë prezent.