Kryetar i Partisë Republikane, Fatmir Mediu Kandidati, i 7-të në listën e koalicionit “PD-Aleanca për Ndryshim” zhvilloi takime me banorë dhe biznese në Njësinë nr.5 në Tiranë. Në fjalën e tij, Mediu theksoiu se zgjedhjet e 25 Prillit jane me rëndësi historike për t’i dhënë fund shkatërrimit të shtetit, ekonomisë dhe familjes nga regjimi I korruptuar i Edi Ramës.
Mediu gjatë takimeve të tij, theksoi se: “Ne duhet të fitojmë atë që kemi ëndërruar të gjithë, qeverisje që I shërben njerëzve, e cila garanton liri dhe dinjitet, mundësi ekonomike, mbështet biznesin, shqiptarët, familjet dhe krijon punësim. Pa familje nuk mund të ketë as komb, nuk mund të ketë as Shqipëri. Ne kemi vendosur uljen e taksave me taksën e sheshtë 9% sepse është mundësia për të mbështetur biznesin dhe çdo qytetar për të garantuar më shumë të ardhura dhe paguar më pak taksa. Ne besojmë se taksat e ulëta garantojnë, një administrim më të drejtë në xhepat tuaj, se sa administrimin për interesa korruptive që i bën Rama.
Prandaj 25 Prillin nuk duhet t`a shikojmë thjesht si zgjedhje politike, por duhet t`a shikojmë si një bashkim të shqiptarëve, të njerëzve të mirë, kundër një të keqeje, e cila na ka zaptuar, jo thjesht qeverinë, jo vetëm shtetin, por ka zaptuar jetën tonë, lirinë dhe dinjitetin tonë. Prandaj angazhimi ynë në zgjedhjet e 25 Prillit, është një detyrë e jashtëzakonshme, për të rikthyer vlerat që ne dëshirojmë që të gjithë, të gëzojmë lirinë dhe dinjitetin që na e ka falur Zoti. Paga minimale, paga e arsimtarëve, paga e mjekëve, në të gjithë rajonin, janë shumë herë më të larta se sa janë në Shqipëri. Shëndetësia, arsimi është në një kualitet shumë herë më të lartë sesa Shqipëria.
Po pse ndodh kjo? Se pavarësisht nga problemet, atje ka një qeverisje, e cila përpiqet t`i japë mundësi dhe shanse qytetarëve të vet, kurse këtu ndodh e kundërta.
Si “Aleancë për Ndryshim”, ne kemi vendosur në themel ekonominë. Sepse ekonomia është ajo që në fund të fundit na jep shanse për të jetuar më mirë, na jep shanse gjithmonë për të parë se cfarë duhet të bëjmë për të rritur mirëqënien tonë familjare, dhe mirëqënien dhe ekonominë tonë kombëtare, sepse pamundësia për të punuar, vjen nga shkatërrimi i vazhdueshëm që qeveria i ka bërë bizneseve, nëpërmjet taksave të larta, pabarazisë përballë ligjit. Ne kemi mundësi që t`a ndryshojmë kete realitet te mjerueshem dhe për t`a ndryshuar e kemi në dorë vetë, me votën tonë. Prandaj është e domosdoshme që në 25 Prill duhet të dalim dhe të votojmë, duke besuar që Shqipëria duhet të ndryshojë.”