Kryetari i Partise Republikane, zoti Fatmir Mediu, zhvilloi disa takime ne Parlamentin Evropian, me ftesë të grupit European Conservatives and Reformist, grupi i tretë për nga rëndësia pas Partive Popullore dhe Socialistëve.
Ne takimin me Sekretarin e Përgjithshëm të ECR, z.Daniel Hannan, euoparlametari i Partisë në pushtet në Angli, u diskutua për aplikimin e Partisë Republikane në këtë aleancë gjatë Kongresit që do të zhvillohet në Pragë më dt 16-18 shtator, ku do të marrë pjesë edhe një delegacion i Partisë Republikane Shqiptare.
Ne takim edhe me sekretariatin, me z Richard Milsom dhe Znj Eliana Celaj, u diskutuan hapat konkrete per aderimin e PR-së në këtë aleancë.
Po ashtu, u diskutua gjerësisht për situatën e rëndë në Shqipëri, krimin, korrupsionin dhe lidhjet e krimit me shtetin, sidomos në kultivimin e Kanabisit.