Edit

Një Parti një Familje një Komb
E ardhmja Europiane!

Na kontaktoni

NATO dhe nderlidhja e kercenimeve te sigurise

NATO dhe nderlidhja e kercenimeve te sigurise

13221503_955660537885376_1404649111480791923_nKryeteari i Partise Republikane, zoti Fatmir Mediu, mori pjese ne Konferencen e Komitetit Shqiptar te  Atlantikut Verior me teme: NATO perballe sfidave te siguris ne Evrope. Gjate ketij aktiviteti, i ftuar ne cilesine e anetarit te ketij komiteti dhe ish-minister Mbrojtje, zoti Mediu mbajti edhe nje kumtese.

Me poshte fjala e plote e zotit Mediu:

Ne teresine e problematikave dhe sfidave globale dhe pergjegjesite e NATO-s, ….

mund dhe duhen konsideruar 4 elemente domethenes, historik, gjeografik, ekonomik dhe teknologjik.

Po ashtu nje ndryshim te madh ne influencat gjeopolitike me rolin agresiv te Rusise, potencialin

Ekonomik  dhe investimet ushtarake te Kines, DAESH apo ISIS, zhvillimet dhe roli I SHBA dhe NATOs

 

Ceshtja qe shtrohet sot eshte kush eshte velera dhe kush jane sfidat e sigurise ne kuader te NATOs dhe per Ne kush  jane sfidat tona si Shqiperi, shqiptare, roli yne si anetar I NATOs dhe si e sa seriozisht I vleresojme ne ato:

 

Te gjithe jemi te rrezikuar sot ajo cka ndodhi ne Paris, San Bernandino, Bruksel  mund te ndodh kudo. Kercenimi eshte prezent kudo ne cdo ambjent publik.

 

 

Ne keto kohe te pasigurise globale, ato dhe krizat kane nje impakt shume me te madh se thjeshte ne kontekstet rajonale, ato shoqerohen me konseguenca potenciale ne gjeopolitiken boterore.

 

Sfidat e sigurise sot jane komplekse, hibride. Sic thame nje vit me pare rreziqet kovencionale te injoruara vite me pare jane sot prezente, mjafton te permend konfliktin Rusi- Ukraine dhe potencialin e konfliktit Rusi-Turqi kohe me pare, apo incidentet me Rusine ne vendet Baltike.

 

Gjeopolitika ka ndryshuar shume, ajo eshte bere shumepolare sic u theksua me siper. Armiq  te deklaruar  me pare duket si Irani,  jane te pakten per momentin ne  mardhenie bashkepunimi sidomos ne marveshjet per armet berthamore dhe mundesine e bashkepunimit ne SIRi. Ai qe shfaqet si kundershtar ne nje konflikt sic eshte rasti I Sirise del aleat I domosdoshem ne marveshje me Iranin, sic eshte mardhenia me Rusine.

 

Mardheniet dhe vendimet ne kuader te aleances se NATOs jo rrale marrin shume kohe per pajtimin e paleve dhe jane te vounuara, per me keq angazhimi dhe vendimi kolektive tentohet te zevendesohet nga nderhyrje unilaterale apo  priret per marveshje me te drejtperdrejta te vendeve te caktuara te Aleances.

Cyber security eshte tashme nje problem I madh dhe evident I veshtire per tu perballur I kushtueshem per tu siguruar nga cdo vend anetar I NATOs dhe te jete I nderveprueshem, edhe per shkak te ndjeshmerise qe ka informacioni I klasifikuar.

Premtime te NATOs  vite me pare sic ishte rasti I mundesise per zgjerim me GJerogjise dhe bashkepunim konkret me Ukrainen, sot jane jo vetem lekundur, por perballe presionit te hapur te Rusise nuk jane ne axhenden e diskutimeve as per Samitin e ardhshem dhe as per nje kohe relativisht jo te shkurter.

 

Rreziku I pare eminenet per cdo vend anetar ose jo I NATOs eshte terrorizmi. Ai nuk eshte nje kercenim I rri, por ka mare nje permase te jashtezakonshme

Rrezikun terrorist duhet ta shohim ne keto drejtime:

*-Terrorismi I rri duhet konsideruar si nje organizim I paprecedente dhe qe ka nje potencial financiar,  ushtarak dhe mediatik  qe se ka pasur me pare.

-*Rreziku qe ai prezanton me rritjen e vazhdueshme me  Foreign Fighters “Freedom Fighters”me konkretisht me  potencialin e tij real kercenues ne vendet tona ne Ballkan

-*Terrorizmi sot eshte I perhapur ne gjithe boten dhe eshte me I lidhur dhe organizuar nepermjet webeve qe synojne  radicalizimin, recrutimin dhe organizimin  e kameve te trajnimit.

*ky lloj terrorizmi kane nje histori te zhvillimit  ne Ballkan qe duhet analizuar ne thellesi  dhe eshte  prezent, duke u   Perpjekur  te strukturohet  ne Ballkan.

 

Koha eshte per te vepruar tani dhe jo per te reaguar.

 

Lufta kunder ISIS u injorua ne fillim, u tejzgjat ne marveshje te pafrutshme politike dhe vazhdon te ngelet me teper nje diskutim politik se nje veprim I organizuar ushtarak apo shumedimensional per ti dhene nje zgjidhje perfundimtare.

 

NATO ngelet padyshim aleanca me e fuqishme politiko ushtarake, por perballe saj shtrohet nje sfide.

A mundet NATO te perballet e vetme me te, apo do vazhdoje te flas per angazhimin kolektiv mbas akteve masive terroriste si ne Paris e Bruksel??

Per sa kohe terrorizmi eshte shumedimensional dhe I perhapur ne gjithe boten kam bindjen se ajo kapercen kapacitet dhe angazhimin vetem poltiko-ushtarak te NATOs.

Por qe NATO te jete forca kryesore e organizmit te nje mardhenie shumedimensionale ne perballje me sfidat e sigurise,  pergjegjesite duhet te  fillojne se pari ne konceptimin e rolit dhe menyres se funksionimit te NATOs

Se pari NATO duhet te funksionoje si nje aleance ku cdo anetare duhet te mare persiper pergjegjesite e veta. Samiti I Wellsit percaktoj disa detyrime per cdo vend sidomos ne shpenzimet ushtarake. Cfare ka ndodhur nga koha e ketij vendimi.

Sa vende anetare te saj I kane shpenzimet ushtarake ne nivelin mbi 2%. Jo me shume se 3 vec SHBA. . Kjo situate eshte e papranueshme dhe qesharake. Te jesh pjese e nje aleance dhe te mos investosh ne rritjen dhe modernizimi e kapcaciteteve operacionale ushtarake apo elementeve te tjere te sigurise do te thote qe te lesh deren hapur per cdo lloj rreziku. Kjo po ndodh me Europen fale edhe nje lloj pasiviteti  te SHBA ne keto vite per te forcuar roline e saj ne oqeanin pacific dhe nje shmangje nga atlantiku..

E papranueshme qe Shqiperia e cila u be vend anetar I NATOs me nje buxhet 2% dhe sot e ka buxhetin as 1% e pamjaftueshme per pagat dhe jo me per modernizim dhe investime ne rritjen e niveleve operacionale.

Kjo nuk eshte pergjegjesi thjeshte e  Ministrise se Mbrojtjes, por e qeverise dhe politikes qe nuk kuptojme dhe vleresoj sic duhet vleren dhe pergjegjesine e te qenurit vend anetar I  NATOs

FA duhet te jene kudo ku qytetaret kane nevoje pasi jane konsumuar te gjitha mundesite e tjera, por ato nuk jane brigada pastrimi, apo kanalizimesh, ato jane  forca te armatosura  qe detyre te pare kane mbrojtjen e sovranitetit kombetar dhe ne kauder te NATOs kane detyrimet e veta brenda konceptit te sigurise kolektive.

Nuk ka gje me te papergjegjeshme qe qe parlamenti kalon Strategjine e Sigurise Kombetare dhe Sigurise ushtarake pa asnje diskutim te vetem. Kjo tregon se sa te siperfaqshem jemi ne ne analizen e strategjive me inters te vecante per vendin, por duket se kjo sjellje vjen si shkak I keqkuptimit se siguria jone eshte e garantuar nga NATO dhe ska cduhen FA apo investimet ne mbrojtje apo siguri.

 

Sa funksional eshte nje nga Institucionet me te rendesishme te cdo vendi qe sjell se bashku pefaqesuesit me te larte te gjithe pushteteve per te plotesuar detyrimin e tyre te pare kushtetues, sa funksional eshte Keshilli I Sigurise Kombetare.

 

Megjithate nese I rikthehem edhe njehere terrorizmit ne sfiden globale, kam bindjen se  edhe nje smart action,  ne bashkepunim me organizata te tjera nderkombetare, qeverite e tyre perkatese nuk ka aftesine te zhvilloje nje strategji efektive kunder terrorizmit, pa nje strategji bashkepunimi me partneret tane ne Mesdhe, Lindjen e Mesme dhe me tej. Kjo eshte nje lufte globale.

 

Shume vendime dhe organizime te reja  ushtarake te NATOs, apo join exercise jane te domosdoshme dhe  konsistojne ne gershetimin e perballimit te reziqeve konvencionale dhe jo konvencionale.

Ne Europe, Mesdhe dhe eshte e nevojshme nje vizion I ri proactive., jo vetem reactiv, nje strategji per te adresuar sfidat shumedimensionale dhe multiefective dhe sidomos kercenimet e sigurise ne rritje qe vijne nga Afrika dhe Azia.

 

Po me lejoni ti kthehem shkurt Ballkanit.

Ballkani po perballet me sfida serioze. Rivalitet gjepolitik I shoqeruar me tensione,. Turqia eshte agresive ne promovimin e interesave te saj. US akoma tregon interes per zgjerimin e NATOs ne ballkanin perendimor, ndersa Rusia e konsideron ballkanin si back yarding e vet dhe kercenon se NATO nuk mund te shtrihet me tej, Mali I Zi dhe Serbia jane shembull tipik I ketij interesi.. Antaresimi ne BE edhe pse qellim I vemdeve te Ballkanit shoqerohet me lodhje dhe paqartesi.

 

Ballkanineshte shume vunerabel ndaj infiltrimit te grupeve terroriste, radikalizmit, kampeve te trajnimit te foreign fighters te ISIS. Diferencat multietnike dhe multireligjoze kane qene dhe jane prezente ne forma te ndryshme ne rajonin tona, nje pjese e tyre te fjetura, por  potencialisht te rrezikshme.

Sitata politike ne ballkan jane jo stabile, ekonomia shume problematike.

Korrupsioni eshte masiv dhe lidhja e tij me  krimin  e organizuar dhe  me terrorizmin po behet nje rrezik I jashtezakonshem sic theksoj dhe Sekretari Kerry ne Londer.

Shqiperia eshte shembulli tipik I ketij qerthulli shume te rrezikshem.

Kthimi I luftetareve fanatik Foreign Fighters ne vendet tona eshte nje rrezik shume I madh dhe rrezik imediat per vendet tona.

Sitata e refugjateve dhe penetrimi I terroristeve mes tyre perben nje rrezik prezent kudo dhe mundesi per sulme terroriste.bSHBA dhe Gjermania po kmbengulin qe simbas informacioneve te tyre ka infiltrime te konsiderueshme te terroristeve mes refugjateve.

Ballakni eshte nje rruge e penetrimit te terrorizmit per ne Europe prandaj ai ka nje rendesi dhe rol te vecante.

Tendenca e ndertuar ne vite per radikalizimin e islamit ne ballkan nuk eshte nje fenomen spontan dhe rastesor , ky radikalizim ka shume vite qe zhvillohet ne menyre te organizuar dhe ka sherbyer si baze e rekrutimit te Foreign Fighters. Jane me shume se 850 foreign fighters ne Ballkan.

Ne muajin shkurt me perfaqesues te Ballkanit dhe ne bashkepunim me Armed Service Committee nen kujdesin e Senatorit McCain zhvilluam nje debat per rrezikun e ISIS ne Ballkan po sjell ketu disa nga sugjerimet per tu perballur me kete sfide.

*Ndertimin e nje qendre Kordinimi dhe bashkepunimi Inteligjence per mbledhjen dhe shoerndarrjen e informacionit ne bashkepunim me sherbimet Inteligjente US dhe EU.

*Ndertimi I nje database(clearing house) duhet ndertuar per nje skanim me te mire te refugjateve.

*Bashkepunimi I lidershipit rajonal per nje plan koherent per zgjidhjen e krizes se refugjatev ne bashkepunim me BE.

* Ne bashkepunim me NATO dhe EU vendet e Ballkanit duhet te zhvillojne nje strategji immediate bashkekohore tensigurise Kibernetike, per tenadresuar propoganden dhe radikalizimine rekrutimin e bere nga ISIS.

*Nje debat me serioz I gjithe vendimarresve dhe kraheve te politikes per ceshtjete e luftes ndaj ISIS. Informim me I mire I qytetareve, bashkepunimi me lideret fetar, ne menyre qe te zvogelohen hapesirat publike per ISIS per rekrutimin dhe idoktrinimin.

* Strategji e kordinuar duhet te zhvillohet per tu perballur me problemin e kthimit te Foreign Fighters.

Kjo do ndihmonte per te ndertuar nje baze te shendoshe per perballjen me ISIS dhe terrorizmin  ne Ballkan I cili do te vazhdoje per nje kohe te gjate.