Takim i jashtëzakonshëm me strukturat e PR në njësinë 9, ku morën pjesë edhe banorë autokton tiranas, mbështetës të PR. Ata shprehën mbështetjen për Partinë Republikane, e cila në 30 vite politikë, i ka qëndruar besnike ideve të saj mbi pronën, familjen, kombin dhe besimin. Ka qëndruar korrekt ndaj të djathtës dhe aleancës me PD. Kryetari i PR z Fatmir Mediu theksoi se angazhimi masiv i të rinjve, jo vetëm në drejtimin politik të PR, por dhe në strukturat e saj në çdo nivel, angazhimi i tyre në konkurimin në Parlament, siç është rasti i Blendi Sulaj, tregon qartë se PR do të ketë më shumë se 1 deputet në Tiranë. Tirana dhe mbarë Shqipëria e bashkuar me opozitën e djathtë, do të ndalin shkatërrimin e vendit. Regjimi i Edi Ramës ka mbjellë vetëm varfëri, pasiguri, ……….korrupsion dhe krim, papunësi, eksod masiv. Edi Rama ka refuzuar kërkesën e BE, Amerikës dhe Gjermanisë, për të bërë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Hollanda dhe BE po i bejne te qartë shqipëtareve mëse njëherë se me Edi Ramën nuk ka Shqipëri Europiane. Përballë kësaj situate, opozita pa humbur kohë duhet të bashkohet me njerëzit në çdo skaj të vendit, për t’u përballur me manipulimin e zgjedhjeve, i cili ka filluar nga Edi Rama, me ndryshimin e Kushtetutës, Kodit Zgjedhor, bashkëpunimin me struktura të inkriminuara, si dhe kërcënimin karshi administratës. Liria, jeta dhe ndërtimi i një Shqipërie Europiane janë të drejta që na i ka dhënë Zoti dhe nuk mund t’i lëmë peng të regjimit të korruptuar të Edi Ramës.