Edit

Një Parti një Familje një Komb
E ardhmja Europiane!

Na kontaktoni

PR ankimon në Gjykatën Kushtetuese vendim për ndalimin e tubimeve politike

PR ankimon në Gjykatën Kushtetuese vendim për ndalimin e tubimeve politike

Partia Republikane depozitoi në Gjykatën Kushtetuese kërkesën kundër vendimit të qeverisë për  ndalimin  e aktiviteteve dhe tubimeve politike. Lidhur më ketë akt, Partia Republikane lëshoi edhe një deklaratë për mediat:
“Partia Republikane falenderon me respektin më të madh të gjithë punonjësit e sistemit shëndetësor, që po përballen me covid-19. Pandemia po cënon jetët e qytetarëve shqiptarë, është një problem jashëzakonisht i madh, me të cilin duhet të ndeshemi të gjithë si shoqëri, si individ, si institucione shtetërore dhe si politikë. Kushtetuta nuk është shkruar për të kufizuar liritë dhe të drejtat e qytetarëve.
Kushtetuta është shkruar për të kufizuar autoritetin …..………dhe abuzimin e qeverisë, dhe për të mbrojtur liritë dhe të drejtat e qytetarëve, liritë e tyre personale, liritë politike dhe liritë fetare.
Kushtetuta duhet t`i garantojë ato dhe në momentin e cënimit, në rastet emergjente, duhet të ketë një ndërhyrje në mënyrë proporcionale dhe ajo duhet të garantojë përsëri barazinë përballë ligjit. Ne  shohim standart krejt tjetër konkretisht me Qeverinë, me Parlamentin, me institucionet e lidhura me qeverinë, duket qartësisht një pabarazi në aktivitetin politik të qeverisë, të instrumentave që ka qeveria, të institucioneve që ka qeveria, të pushtetit qëndror, të pushtetit lokal, të Parlamentit, në raport me opozitën dhe aktivitetin e saj politik.
Në prag të fushatës elektorale, siç është vepruar në mënyrë të njëanshme në ndryshimin e Kushtetutës, në mënyrë të njëanshme në ndryshimin e Kodit, kërkohet që të imponohet në shoqërinë shqiptare sot, pamundësia për të zhvilluar aktivitet politik.
Rasti me letrën e kryetarit të Kuvendit dhe kthimi i përgjigjes nga zv/ministrja është rasti më flagrant, ku i thotë partive politike që nuk mund të bëni aktivitet politik, dhe nga ana tjetër i thotë kryetarit të Kuvendit, ju mund të zhvilloni sa herë të doni seancë, mjafton që të respektoni disa rregulla.
Pyetja është; Pse Parlamenti dhe kryetari i Parlamentit, apo deputetët, duhet të zbatojnë disa rregulla dhe qytetarët shqiptarë duhet të zbatojnë disa rregulla të tjera?
Si kryetari i Parlamentit, si deputetët, si partitë politike, qytetarët përballë ligjit dhe përballë Kushtetutës janë të barabartë. Pra cënimi duhet të jetë i tillë që duhet të efektojë  në mënyrë të barabartë gjithësecilin.
Mbas kësaj  fshihet një qëllim i padiskutueshëm politik, kërkohet që përveç manipulimit ligjor, kushtetues që i është bërë Kodit Zgjedhor, interferimit të grupeve korruptive dhe kriminale, qartësisht kërkohet që të mos krijohet mundësia e komunikimit të drejtpërdrejtë të qytetarëve me politikën, për të ndërtuar një marrëdhënie, sepse rruga e vetme që ka opozita për t`u ndeshur me këtë regjim, është komunikimi në çdo skaj të Shqipërisë, me të gjithë qytetarët, për t`i dëgjuar dhe komunikuar me ta, për të ndërtuar një raport shprese dhe besimi, dhe për të bërë të mundur ndryshimin e këtij realiteti, që është i papranueshëm, si nga BE dhe nga të gjitha institucionet financiare ndërkombëtare.
Prandaj mendojmë të ndërmarrim këtë nismë, për të ankimuar në Gjykatën Kushtetuese, vendinim e qeverisë për ndalimin e tubimeve dhe mitingjeve politike”.