Edit

Një Parti një Familje një Komb
E ardhmja Europiane!

Na kontaktoni

PR fton Konservatorët Evropianë në mbështetje të protestës

PR fton Konservatorët Evropianë në mbështetje të protestës

Me ftesë të Partisë Republikane, zv.presidenti i Rinisë Konservatore Evropiane, Jakub Sibak, ka ardhur në Shqipëri për të dhënë mbështetjen e grupimit politik konservator në çadrën e protestës së opozitës. Gjatë gjithë ditës së djeshme, të rinjë të Partisë Republikane, por edhe kryetari i kësaj force, zoti Fatmir Mediu, si dhe lideri i opozitës zoti Lulzim Basha, kanë biseduar dhe kanë dhënë mesazhe për betejën që ka ndërmarrë opozita. Nënkryetarja e Partisë Republikane, znj. Brunilda Laboviti, kryetari i Forumit Rinor të PR, zoti Endi Shkupi, kreytari i degës së Tiranës, zoti Blendi Sulaj, anëtari i kryesisë, zoti Gaspër Kokaj e shumë përfaqësues të tjerë, kanë dhënë mesazhe të forta qëndrestare, duke shprehur …………..besimin se të gjithë së bashku jemi reshtuar në një kauzë të drejtë, e cila ka vetëm një qëllim: garantimin e votës së lirë për shqiptarët.

Në fjalën e tij, kryetari i opozitës, zoti Lulzim Basha, nënvizoi edhe një herë se nuk ka zgjedhje të lira dhe te ndërshme më Edi Ramën dhe qeverinë e tij. Gjithashtu zoti Basha shprehu një falenderim të veçantë për kryetyarin e PR, zotin Mediu, “i cili gjatë gjithë ditëve të protestës, ka bërë një punë të mrekullueshme, për të cilën i jemi mirënjohës, duke lobuar dhe sensibilizuar në kancelaritë ndërkombëtare nga Brukseli në Uashington, për kauzën e drejtë për të cilën jemi mbledhur këtu”
Jakub Sibak, aktualisht zv.president i Rinisë Konservatore Evropiane u shpreh se: “jam i mahnitur nga rezistenca 22 ditore e juaja në këtë shesh. Sytë e Evropës sot janë nga ju. Po ju shikojnë me shpresë së rendi i vjetër do të zëvendësohet nga rendi i ri. Kemi shpresë dhe jeemi të bindur se zgjedhjet  do të mbahen të lira. Ne e dimë se sa e vështirë është ndryshosh një regjim. Megjithatë ju do të rruini deri në fund dhe do të kenio sukses.

Qëllimi i përpjekjes nuk është ndryshim për një apo dy muaj i qeverisë; qëllimi i juaj nuk është të hiqnji ca politkanë dhe të vendosni ca poltikanë t tjerë. Qëllimi juaj është përgjegjësia për një Shqipëria të brezave të rinj. Fakti që jeni këtu të shtunën dhe nuk merreni me ndonjë gjë tjetër tregon se jeni të vendosur për të përcaktuar fatin tuaj. Unë besoj në zgjedhjet e lira  dhe ato do të vijnë shumë shpejt”.

 

Drejtuar kreysisht të rinjve, kryetari i PR, zoti Mediu ishte mjaft frymëzues në fjalën që mbajti para të pranishmëve, duke iu adresuar atyre si forca e vetme që mund të sjellin ndryshimin. Më poshtë fjala e plotë e zotit Mediu.

“Të rinjtë sot, kanë një mision shumë të rëndësishëm, bazuar në ëndrrën e tyre për një Shqipërië Evropianë: të trokasin në çdo derë dhe të gjithë së bashku të bëjmë të mundur që të kemi zgjedhje të lira dhe të ndershme në Shqipëri. Ky është qëllimi i ynë. Dua të kujtoj gjithësecilin, se lëvizja jonë për demokraci në 1990 kishte një motiv, ta bëjmë Shqipërinë, si gjithë Evropa. Kjo është ëndrra jonë, kjo është Republika e Re, republika e shqiptarëve që gëzojnë të drejtat e tyre. Kemi kërkuar qeveri teknike, pasi u përpoqëm për një vit tërë të bindnim këtë maxhorancë, këtë qeveri që nuk mund të cënojë votat e qytetarëve shqiptarë.
U ndërtua Komisioni i Reformës Zgjedhore, por asnjëherë të vetme, nuk patën dëshirën të shqyrtojnë qoftë edhe një amendament të veçantë që kemi propozuar sipas rekomandimeve të OSBE-ODIHR. Kemi kërkuar as më shumë dhe as më pak se qytetarët të vendosin me votën e tyre të lirë.
Pse e kërkuam këtë? Sepse u provua në Korçë, kur u blenë votat. Nuk e provuam ne, e provoi media të gjithë trafikun e votave! E provuan në zgjedhjet lokale, ata ambasadorë të BE, të SHBA, ku banditët nuk i lejuan që të futen në qendrat e votimit. E provoi jo vajza 18-vjeçare, e cila nuk u lejua të dilte nga shtëpia dhe të shkonte dhe të votonte për herë të parë. E provuam dhe me zgjedhjet e tjera, me kanabisin, me hashashin, me drogën, tendencën e kësaj qeverie për të kriminalizuar shoqërinë shqiptare.
Përfaqësues të maxhorancësm, kanë filluar të flasin se ne po përpiqemi t’i heqim shqiptarëve mundësinë e zgjedhjeve. Të dashur motra dhe vëllezër, të dashur të rinj, ne duam t’i japim qytetarëve të Shqipërisë mundësinë që të zgjedhin si një njerëz të lirë dhe dinjitozë. Ne duam ta heqim pushtetin e bandave të krimit nga kutitë e votimit. Thonë që do të bojkotojmë zgjedhjet. Nuk do të bojkotojmë zgjedhjet, por do të bëjmë një qeveri teknike, që të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe kjo është përpjekja e jonë. Bojkotin e kanë bërë ata, pasi ata kanë bojkotuar shqiptarët dhe janë lidhur me bandat e krimit. Bojkotin e kanë bërë ata, pasi kanë bojkotuar qëllimet tuaja të shenjta, për një të ardhme të ndritur në Shqipëri.
Ata duan që të na bojkotojë Evropa. Por a do të lejojmë ne që të na bojkotohjë Evopa? Asnjëherë jo dhe rruga e vetme për të shkuar në Evropë janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme; rruga e vetme për të shkuar në Evropë është lufta kundër krimit dhe korrupsionit dhe këto janë ëndrrat e qëllimet e e shqiptarëve, ëndrrat dhe qëllimet tona. Ne nuk do të ndalemi në rrugën tonë dhe do të vazhdojmë pa ndërprejre të trokasim në derën e çdo shqiptari.  Gjithësecili nga ju duhet të bëhet pjesë e rrugës tonë, ashtu sic e bëmë në vitet ’90, duke shkuar fshat më fshat, familje më familje. Nuk ka rëndësi janë republikanë, demokratë apo socialistë Duhet të kuptojmë që dinjiteti ynë varet nga e drejta jonë për të vendosur dhe e drejta jonë për të vendosur varet nga vota e lirë dhe prandaj për votën e lirë ne do të bëjmë çdo lloj sakrifice. Kemi marrë mbështetje nga kongresmenë dhe senatorë në ShBA, senati tashmë është drejt adresimit të administratës së Trump, këtë situatë të papranueshme të krimit të organizuar dhe korrupsionit në Shqipëri. Ne nuk do të ndalemi, por meqenëse pjesa më e madhe e juaja janë të rinj, dua t’ju citoj një nga thëniet e një prej mendjeve të ndritura të këtij shekulli, një prej novatorëve të shkencës, Steve Jobs: Koha juaj është e limituar. Mos e humbisni atë duke jetuar jetën e dikujt tjetër. Mos u mbërtheni dhe mos bini peng i dogmës që është të jetosh me rezultatet e dhe mendimet e njerëzve të tjerë. Mos e lejoni zhurmën e të tjerëve që të mbysë zërin tuaj të brendshëm. Por mbi të gjitha, ndiqni zemrën tuaj, pasi vetëm ajo ju tregon se kush është rruga më e mirë. Dhe për të realizuar pikërisht këto qëllime, ëndërrat tuaja, qëllimet tuaja, është e domosdoshme që ju të keni të drejtë të vendosni nëpërmjet votës së lirë, se kush është e ardhmja e fëmijëve tuaj, e familjeve tuaja dhe e Shqipërisë, asaj Shqipërie evropiane, që duam të ndërtojmë. Prandaj rruga jonë e lirisë, rruga jonë e së drejtës, është rruga e që e ka bekuar Zoti dhe ne nuk ndalemi derisa t’i realizojmë qëllimet tona. Zoti ju bekoftë ju, zoti e bekoftë Shqipërinë!”