
Pse duhet të protestojnë opozita apo shqiptarët?
Disa me naivitet, disa me djallëzi,thonë të mos protestojmë tani, por më vonë, se do na marrë zët Evropa, si njerëz të bezdisshëm, se mund të na hapë negociatat, paçka se mund të na shohin si njerëz të vegjël, si njerëz që meritojnë varfërinë, u dhunohen të drejtat, paligjshmërinë dhe antikushtetutshmërinë.
Dhe pse pa ligj, pa Kushtetutë, pa qytetarë, me varfëri, me papunësi, me krim dhe korrupsion, mjafton të jemi kokëulur dhe sipas Ramës “Ne, mund të bëhemi Evropianë, duke ndenjur urtë”.
Të tjerë foltarë qeveritarë thonë: Kush jeni ju që protestoni, ju s`keni të drejtë!!! Se dhe mbas katër vjet Rilindje fajin e keni prapë ju që keni qenë në qeveri, ju duhet të heshtni, si armiqtë e klasës njëherë e një kohë, që s’kishin as të drejtë fjale, as të drejtë vote. Paçka se ne liberalizuam vizat dhe bëmë Shqipërinë vend anëtare të NATO-s,ndërsa këta e kanë bërë anëtare të miqësisë Shqiptaro-Serbe dhe të klubit të trafikut rajonal; paçka se ne ndërtuam infrastrukturë rrugore e këta infrastrukturë kanabisi.
Kjo propogandë bajate është më shumë se e neveriteshme, mbas 27 vitesh pluralizëm, ajo kërkon të ndërtojë një shoqëri të përulur, cinike dhe pa vlera.
Ajo kërkon që e keqja të triumfojë mbi të mirën, e padrejta mbi të drejtën, paligjshmëria mbi ligjshmërinë.
Kjo është e përbuzshme dhe e papranueshme.
A duhet të protestojmë dhe kush duhet të protestojë?
Një popull që nuk reagon dhe nuk përballet me të keqen është i destinuar të vuajë gjatë dhe të pranojë despotë, të korruptuar e kriminelë si ajka e shoqërisë.
Një opozitë që nuk ngre dot popullin në protestë e ka paracaktuar dështimin e saj.
Ka vetëm një mënyrë që e keqja e Rilindjes të triumfojë: Njerëzit e mirë të këtij kombi duhet të heshtin dhe të largohen nga Shqipëria!
Të heshtin ata, që u ngritën në vitet 1990, studentë në atë kohë e sot prindër, intelektualë, qytetarë që kishin një ëndërr evropiane, të rrinë me kokën mbrapa, duke humbur në analiza pa fund të inateve personale, apo problemeve reale të së djathtës, duke u marrë me njëri-tjetrin dhe duke mos dëgjuar ata që nuk u lëkundën asnjëherë për të na mbeshtetur në opozitë dhe pozitë, ata që kanë vërshuar me qindra mijëra rrugëve të Tiranës dhe mbarë Shqipërisë, ku pa të drejtë, jo rrallë dhe jo rastësisht një pjesë e tyre u harruan, por nga Ne.
Të heshtin, ata që punuan, ndërtuan gjithë këto vite, duke hapur rrugën Europiane, Anëtarësimin në NATO, Liberalizimin e vizave, infrastrukturën ekonomike të këtij vendi, të sodisin me indiferencë talljen dhe mohimin që Rama i bën përpjekjeve dhe punëve të ndërtuara me gjithë shqiptarët këto vite, apo harresës së qëllimshme të tyre që e djathta s`ka nevojë për histori.
Të heshtë dhe të rrijë indiferent biznesi që është baza e zhvillimit ekonomik dhe punësimit, por që sot shtrëngohet çdo ditë nga taksat dhe korrupsioni i qeverisë, duke larguar investimet e tyre drejt vendeve të tjera.
Të heshtë dhe sodisë fatin e saj Rinia e cila forcën e saj ndryshuese do e zhvlerësojë duke u larguar në emigrim masiv, apo zgërqeve servile të politikës së pushtetit, se mos idel fati gjëkundi.
Të heshtin dhe të rrinë indiferentë intelektualët, të pranojnë që padituria dhe mediokriteti i Rilindjes t`i drejtojë jetën, punën dhe mendimin e tyre, të pranojnë fatin diku në një zyrë apo bisedë kafeje, në pritje të një pensioni qesharak.
Të heshtin pronarët dhe të përndjekurit, ata që komunizmi i grabiti pronën dhe i shkatërroi jetën dhe familjen, dhe sot të pranojnë talljen e persekutorëve, shpërfilljen, përbuzjen, duke i mohuarvuajtjet, punën dhe pronën.
Të heshtin qytetarët e fshatarët e thjeshtë, e të pranojnë burgun, errësirën, të pranojnë urinë dhe mjerimin.
Të heshtim të gjithë e të flasë vetëm Rilindja, të rrimë si qenie të pavlera dhe të ulim kokën, se nuk luftojmë dot të keqen, cinizmin e pushtetit të Rilindjes, i cili na është vendosur si një gur mbi shpinë.
Të pranojmë këtë mur të fëlliqur që ka ndërtuar Rilindja, ku në një anë të tij është parajsa korruptive, kriminale e pushtetit, dhe nga ana tjetër shoqëria, njerëzit e ndershëm.
Data 27 Janar është një thirrje e ndërgjegjes qytetare duke i bërë pyetjen vetes:
A do t`a pranojmë këtë fat apo do të vendosim të bëhemi Zot të fatit tonë ???
Zoti na ka dhënë lirinë, të drejtat për të qenë Zot i tyre, prandaj ne s`kemi rrugë tjetër veçse ta shembim këtë mur të fëlliqur. Prandaj duhet të bashkohemi në 27 Janar.
Përndryshe e keqja e qeverisë së Rilindjes, nuk ndalet, ajo kërkon të zërë rrënjë thellë dhe po kërkon të triumfojë ashtu si komunistët për 45 vjet.
Regjimet e korruptuara, oligarkike dhe kriminale janë bërë tashmë pushtete të forta dhe jetëgjatë në shumë vende ish komuniste.
Asgjë nuk ndodh rastësisht dhe nga padija:
- Varfëria, Krimi, Droga, Papunësia, Frika, Mungesa e Lirisë, Klientelizmi ekonomik, kontrolli i Medias, rrënimi i vlerave morale të shoqërisë, manipulimi i besmit dhe largimi masiv i intelektualëve, njerëzve aktivë nga Shqipëria, nuk janë zhvillime të rastësishme, por një plan i mirëmenduar dhe orientuar nga Rama dhe klani i tij.
- Qëllimi është kontrolli i pushtetit politik dhe ekonomik nëpërmjet korrupsionit dhe krimit dhe paprekshmëria e tij.
- Blerja masive e zgjedhjeve, kërcënimi i votuesve, bashkëpunimi i hapur me krimin, krijimi i një administrate politiko-zgjedhore, kishin dhe kanë për qëllim kontrollin e shoqërisë, duke krijuar bindjen se ka një njeri mbi të gjithë në këtë vend dhe ai është Rama dhe një vend ku duhet të “falesh”, Rilindja, duke degraduar gradualisht si qënie njerëzore pa
Përballë kësaj situate Rama në mënyrë cinike dhe djallëzore ka ofruar tre alternativa:
- Të ulësh kokën e të heshtësh duke soditur fatin e keq të të tjerëve me shpresë se e keqja nuk do të ndodhë ty.
- Të lagohesh duke mallkuar se ky vend nuk bëhet
- Të gjesh rrugët për t`u bërë pjesë e këtij bataku dhe moçali kriminal dhe korruptiv.
Por për njerëzit që besojnë tek Liria, tek ndërtimi i lumturisë, tek vlera e Jetës, ka një alternativë dhe ajo është alternativa e qytetarëve, të bëhen Zot të fatit të tyre.
Opozita duhet t`i thërrasë ndërgjegjes së vet qytetare pa asnjë kompromis me të keqen dhe njëkohësisht ndërgjegjes opozitare për të ndërtuar të mirën.
Heshtja e opozitës, mosreagimi i shqiptarëve, indiferenca e partnerëve tanë, do të ishtetriumfi përfundimtar i së keqes në Shqipëri.
Reagimin ndaj së keqes nuk mund t`a ndalë asnjë proçes, sepse ndalimi i saj është proçesi më i rëndësishëm, përndryshe do zinte rrënjë më thellë dhe do shkatërronte çdo të ardhme, qoftë edhe atë të Integrimit Europian.
Përgjegjësia e shqiptarëve dhe opozitës është t`a bëjnë integrimin Europian një realitet vlerash dhe standartesh për shqiptarët dhe jo një proçes politik qesharak, foshnjarak, duke heshtur, të fshehim të keqen se kështu BE do na vlerësojë qeverinë e Rilindjes, që po shkatërron vendin.
Protesta paqësore qytetare dhe opozita duhet të tundin nga themelet qeverinë.
Ajo duhet të jetëjo vetëm zëri i forte i qytetarëve për të thënë; mjaft, por dhe përcaktimi i kufijëve të veprimit të qeverisë, përndryshe nuk ka zgjidhje dhe nuk duhet të largohen qytetarët, por qeveria.
Opozita ka një përgjegjësi, si përballë shqiptarëve, edhe përballë aleatëve, për të ndërtuar çdo marrëdhënie në Shqipëri dhe jashtë saj, bazuar mbi të vërtetën dhe vetëm të vërtetën.
Qeverinë në demokraci duhet t`a krijojnë njerëzit nëpërmjet votës së lirë, e bëjnë këtë që qeveria të garantojë liritë dhe të drejtat e tyre.
Por ç`lloj qeverie kemi sot??
- Një qeveri që doli prej blerjes së votave dhe manipulimit të zgjedhjeve, duke i mohuar shqiptarëve mundësinë që të vendosin.
- Qeveri që e ka përcaktuar Shqipërinë në hartën botërore si vend i Narko-trafikut,jo sipas opozitës, por sipas raportit të CIAs, Departamentit të Shtetit dhe Europolit.
- Një qeveri që i ka mohuar mundësinë shqiptarëve që të votojnë të lirë, sepse ligjin e bën krimi dhe paraja e krimit.
Kështu i ka cënuar shqiptarëve sigurinë dhe lirinë e tyre.
- Një qeveri që ka larguar pjesën më aktive të shqiptarëve drejt vendeve të tjera, sepse u është bërë jeta e pamundur në vendin e tyre. Rilindja asnjëherë nuk e fsheh kënaqësinë e saj për largimin e shqiptarëve, sepse ajo do një popull kokëulur dhe një shoqëri amorfe, të plakur, e cila të shohë qeverinë si perëndinë, dhe paratë t`i vijnë nga emigracioni.
Kështu i ka mohuar shqiptarëve mundësinë të ndërtojnë lumturinë në vendin e tyre, që ja ka falur Zoti.
Të gjitha regjimet autoritariste, oligarkite, socialiste, qeverisjet e korruptuara, e nisin rrugëtimin e tyre duke folur në emër të popullit, rishpërndarjen e të ardhurave për njerëzit në nevojë, duke premtuar barazinë dhe në realitet, realizojnë Triumfin e së keqes, duke shkatërruar dhe mohuar lirinë dhe të drejtat e qytetarëve,
duke zëvendësuar tregun e lirë me kontrollin qeveritar, biznesin me klientelizmin, shkatërrojnë në themel vlerat morale të shoqërisë, duke bërë të pranueshme të keqen, duke mohuar historinë, shkatërruar të sotmen dhe të ardhmen.
Rilindja u injektua si një drogë mashtrimesh dhe premtimesh absurde, duke synuar që njerëzit të gënjehen, por kjo drogë në realitet po shkatërron çdo shpresë dhe mundësi në mënyrë të përditshme, ajo po helmon çdo dite vlerat më të mira morale dhe shoqërore.
Shqipëria është sot vendi më i varfër në Europë.
Rreth 13000 biznese kanë kaluar në status pasiv në vitin 2017 dhe rreth 334 vetëm ditët e para të janarit.
Rreth 300,000 shqiptarë janë në vështirësi të mëdha ekonomike.
30% e shqiptarëve nuk paguajnë dot energjinë elektrike.
40% nuk paguajnë dot nevojat për ngrohje.
Po të llogarisim emigracionin masiv, këto shifra bëhen skandaloze, duke treguar qartë një Shqipëri të zhytur në varfëri, papunësi, korrupsion dhe krim.
Shqipëria është vendi i vetëm në rajon që nuk ka investime të huaja, përkundrazi dhe ata që ishin janë larguar, dëbuar, masakruar,
Shqipëria nuk ka asnjë siguri juridike, as mbi pronën dhe as mbi biznesin dhe kontratat e tyre.
A do t`a pranojmë këtë gjëndje?
A do pranojmë të jemi ndryshe nga të tjerët dhe të ulim kokën si delet??
A do t`i shohim liritë dhe të drejtat si diçka pa vlerë, apo të drejta që na i jep dhe merr qeveria?
Apo si të djathtë duhet të luftojmë çdo ditë që çdo qytetar të kuptojë se janë liri dhe të drejta që ja ka falur Zoti dhe qeveria duhet t`i respektojë, të cilat kërkojnë përgjegjësi individuale dhe shoqërore, kërkojnë forcë, reagim pa kompromis karshi kujtdo që i cënon.
A do pranojmë që Qeveria të jetë Pronare e vendit, e njerëzve, jetës dhe lirisë, të imponojë tek qytetarët bindjen se çdo gjëvaret prej saj, se e mira dhe e keqja, e drejta dhe e padrejta,e ligjshmja dhe e paligjshmja, përcaktohet vetëm nga qeveria me në krye Timonierin.
Rilindja dhe Rama, Rama dhe Rilindja janë një, ata po luftojnë çdo ditë për të krijuar bindjen, se ky vend s`ka pasur histori, s`ka pasur vlera dhe ata dhe vetëm ata, janë e djeshmja, e sotmja dhe e ardhmja, ata përcaktojnë të mirën dhe të keqen, të drejtën dhe të padrejtën, ata janë Zot në Shqipëri dhe do të shtrijnë akoma më shumë pushtetin absolut dhe kontrollin e jetës dhe të drejtave tona.
Kjo sëmundje po përhapet si një tumor, që po i merr frymën dhe po e çon drejt shkatërrimit këtë vend.
Në mënyrë diabolike Rama arriti të shkatërrojëKushtetutën dhe Institucionet Kushtetuese.
Ai duke njohur pakënaqësinë e shoqërisë karshi Drejtësisë, sulmoi dhe vendosi nën këmbë Drejtësinë.
Rama deklaroi, se do bëjë Vettingun dhe vetëm vetting nuk bën, duke emëruar Prokurorë në kundërshtim me Kushtetutën.
Duke caktuar në KLGJ dhe KLP njerëz që nuk përmbushin kriteret ligjore dhe kushtetuese.
Filtrat kushtetues i ka zëvendësuar me filtrat partiakë.
Rama çdo ditë lufton që, politika të bëhet e pavlefshme në sytë e shqiptarëve, debati dhe idetë politike nuk duhet të dëgjohen nga qytetarët, ata duhet të rrinë larg politikës dhe interesit të tyre për të pasur një Parlament përfaqësues tëzgjedhur prej tyre.
Parlamenti i emëruar i manipuluar, i blerë dhe inkriminuar eshte shndërruar, në foltoren e sharjeve dhe shfryrjeve të Kryeministrit dhe qeverisë.
Parlamenti është shndërruar në një Institucion pa vlerë. Opozita duhet ta konceptojë dhe ta kthejë Parlamentin në fjalën e protesës dhe lirisë së qytetarëve.
Nëpërmjet forcës dhe parave të korrupsionit, krimit dhe të pushtetit qeveria ka vendosur nën kontrollin e saj si në asnjëvend tjetër në rajon MEDIA-n. Kushdo qe idel kundër e konsideron media dhe gazetarë Kazani.
Çfarë sistemi jemi??
Ne nuk jemi demokraci parlamentare apo kushtetuese, por shtet me qeverisje të korruptuar të inkriminuar, e cila shkatërron çdo ditë liritë dhe të drejtat e individit, shkatërron biznesin dhe ekonominë.
Europa e cila pas liberalizimit të vizave, e realizuar nga qeveria Berisha, dukej si një realitet i prekshëm, sot s`duket as si një ëndërr e largët.
Ekonomia e vetme që është zhvilluar
është ekonomia e drogës dhe trafikut. Mendoj se mjaftojnë Raportet e Europolit dhe Departamentit të Shtetit për të provuar këtë fakt. Mjafton hetimi i Antimafias dhe drejtësisë Italiane për rastin Habilaj e Tahiri.
A ishte kanabizimi një fenomen spontan apo i organizuar dhe drejtuar nga qeveria?
S`besoj se ka shqiptarë sot që të mos e pranojë që ky ishte një proçes kriminal i organizuar dhe drejtuar nga qeveria.
Po përse e bëri Rama dhe qeveria kanabizimin e Shqipërisë?
E para: Ndërtimin dhe fuqizimin e një strukture kriminale në shërbim të pushtetit, manipulimit dhe blerjes së zgjedhjeve, siç u provua nga OSBE/ODHIR në raportin paraprak citoi ”qytetarët humbën besimin në zgjedhje për shkak të Fenomenit të përhapur të blerjes së votës dhe intimidimit tëvotuesve”.
Një shoqëri e varfër, e frikësuar dhe e kontrolluar nga qeveria dhe krimi, e ka të vështirë të besojë në vlerën dhe pushtetin e lirisë, në vlerën dhe pushtetin e votës.
Bëmë një marrëveshje parazgjedhore për të garantuar kushtet minimale për zgjedhjet, por ai që firmosi këtë marrëveshje dhe kishte detyrën kushtetuese dhe ligjore për të garantuar zgjedhjet, ai tashmë kishte përgatitur dhe aktin e fundit të manipulimit të zgjedhjeve, për t`a pasur për vete tepsinë e pushtetit dhe të kthehej në Timonierin e pushtetit absolut dhe marrisë absolute, i cili po e çon Shqipërinë drejt njëkatastrofe institicionale, politike, ekonomike dhe me pasoja kombëtare.
E kam thënë dhe herë tjetër. Socialistët shqiptarë po kopjojnë regjime të tjera kriminale dhe narkotike. Hugo Chavez krijoi rreth 16 mijë këshilla të tillë politike, duke garantuar që ky ishte zëri i popullit, po ashtu ai ndërtoi një milici paralele kriminale të jashtëligjshme.
Po të njëjtën gjë po bën Rilindja, Institucionet po zëvendësohen me zërin e Partisë dhe një strukture kriminale të armatosur, të kanabisit, drogës dhe korrupsionit, në të gjitha zonat e Shqipërisë, që blejnë, manipulojnë zgjedhjet, ndëshkojnë këdo që del kundër interesave politike dhe ekonomike të qeverisë.
Integrimi Europian është rruga e Shqipërisë.
Teoria fajin e ka Brukseli që nuk na kupton është sa absurde, aq edhe qesharake.
Teoria se na pengon opozita, është foshnjarake dhe diletante.
Kuptoj që Turqia për 1 mijë arsye të shikojë me skepticizëm BE apo e kundërta, por Ne nuk jemi Turqi, që të mos shohim se rruga e BE është e vetmja dhe kjo kërkon gjykim dhe punë të vazhdueshme, kërkon konsensus politik dhe mirëkuptim me Brukselin.
Sot pusheti është përqëndruar në duart e Ramës dhe njerëzve afër tij, si në vendime, prokurime, koncesione, apo financat publike.
Ky pushtet absolut do të thotë korrupsion absolut.
Pasojat janë të dukshme:
- Kemi rritjetë vazhdueshme të Pushteti dhe paraja prodhojnë korrupsionin.
- Përqëndrimi i pushtetit tek qeveria, ka kufizuar Lirine dhe të drejtat individuale.
- Qeveria e Rilindjes është dështim dhe po prodhon dhe do të prodhojë kriza ekonomike me pasoja të rënda.
Qeveria do të rrisë varfërinë dhe varësinë nga shteti, duke i parë njerëzit jo nga si qenie njerezore, por si vlere elektorale.
4.Siç ndodhi per 4 vjet kjo qeveri do vazhdojë të
rrisë taksat.
Kjo qeveri nuk ka dallim nga banditët që dalin e grabisin me armë dhe maska, po ashtu dhe shteti e fut dorën në xhepin e qytetarit apo biznesit sa herë të dojë, dhe paratë e qytetarëve I kthen në interesa korruptive.
Nese kemi pasur eksod të gjerë të popullsisë dhe intelektualëve, ne do përballemi me një eksod të Ri, i cili ka filluar, të transferimit të parave dhe biznesit jashtë Shqipërisë. Do ketë më pak biznese, më shumë papunësi dhe varfëri.
Rajoni dhe Siguria
Jetojmë në një situatë globale shumë problematike, që tenton të jetë aspak dashamirëse në lidhje me interesat tona.
Në këtë situatë ne duhet të gjejmë qasjen tonë dhe jo të akuzojmë BE se nuk na kupton, apo na paragjykon.
Ne kurrësesi marrëdhënien tonë me BE nuk duhet ta kalojmënëpërmjet dyerve të tjera që janë jashtë BE dhe veçanërisht Serbisë. Amplifikimi i marrëdhënieve me Serbinë i ka dhënë asaj dhe jo Shqipërisë hapësira Europiane, duke i mundësuar asaj antarësimin në BE dhe duke koklavitur me tej ardhmërinë tonë Europiane dhe të shtetit të Kosovës. Nesër ne duhet të kërkojmë konsensusin e Serbisë për t`u bërë vend anëtar i BE.
Padyshim Ne nuk jemi aktorë gjeo-politik, por kemi qenë një faktor, me ndikim në rajonin tonë dhe çdo marrëdhënie ekonomike apo politike padyshim që duhet të ketë në konsideratë aleancat dhe marrëdhëniet historike, të cilat janë ringjallur fort, të cilat kërkojnë tëfrenojnë Ballkanin në NATO dhe BE me influencë tëfortë ushtarake dhe ekonomike.
Ne kemi pasur fatin që të kemi në krah SHBA dhe vende të Europës në luftën tonë kombëtare dhe kjo na ka dhënë një mundësi të jashtëzakonshme si shqiptarë, nërujatjen e interesit tonë kombëtar dhe në zhvillimin ekonomik dhe kjo marrëdhënie duhet të kapërcejë çdo interes apo pazar politik të momentit.
Shqiptarët dhe Ballkani përballë sfidave të reja tësigurisë.
Ka një kohë që politika serbe është bërë shumë aktive, shfaqet me nuanca Europiane dhe nga ana ushtarake refuzon NATOn, por nuk e fsheh bashkëpunimin e hapur me Rusinë, duke menduar dhe ëndërruar rihapjen e konflikteve të vjetra dhe konfigurim të kufijeve, biles Vuçiç ka kërkuar angazhimin e drejtpërdrejtë të Rusisë në dialogun me Kosovën.
Ne nuk mund të jemi në drejtim krejt të kundërt me angazhimet dhe detyrimet që rrjedhin prej samiteve të NATOS.
Siguria kombëtare është primare, ringjallja e konflikteve etnike, tendenca e ndërhyrjeve tëinteresave të vendeve të kundërta me NATO-n dhe BE-në, terrorizmi duhen analizuar seriozisht prej institucioneve tona të sigurisë.
Asgjë mund të mos ndodhë, por dhe shumë mund të ndodhin, duke marrë në konsideratë zhvillimet e fundit në Ballkanin e paqëndrueshëm.
Situata nuk është si disa vite më parë në favor tëshqiptarëve, përkundrazi.
Ballkani është kthyer në një rajon influencash
Gjeopolitike. Marrëdhëniet ushtarake të Rusisë me
Turqinë për herë të parë në këto vitet e fundit
padyshim duhen parë me realizëm prej nesh.
Kundërvënia e Rusisë ndaj NATOs në Ballkan nuk
është qëndrim spontan, lidhja e marrëdhënieve të
saj ushtarake me vendet e Ballkanit është kërcënim
real për sigurinë e rajonit.
Eshtë i papranueshem nënshtrimi për interesa pushteti të influencave fetare apo kthimit mbrapsht tëhistorisë sonë kombëtare.
Të nderuar republikanë!
I nderuar Z Paloka! Z Mustafaj!
Ne kemi të rinj të mrekullueshëm në ide dhe në forcë, ata duhen dëgjuar dhe angazhuar.
Para disa ditesh po lexoja një shkrim të një mikut tim, Andi Mustafaj, që ka qëlluar të jetë dhe djali I Besnikut.
Çfarë sugjeronte ai:
1-Padyshim protesta është thelbësore dhe nevojë jetike e shoqërisë dhe opozitës, por krahas saj, që protesta të kthehet në vlerë politike dhe elektorale, ajo duhet shoqëruar me alternativën që do ta bënte masën njerëzore të protestës, të besonte dhe tëqëndronte në mbështetje të opozitës. Pra të protestosh dhe të ndërtosh.
2- Gërshetimi i brezave, debati rreth ideve duke u përballur me ide konkrete përballë dogmatizmit dhe arrogancës së Ramës. Ajo që duhet të na bëjë bashkë, nuk është vetëm e keqja e Ramës, por e mira dhe ndërtimi i vendit, kjo duhet të përcillet tek gjithë njerëzit duke krijuar një identitet të qartë politik, si alternativëpër të mirën e qytetarëve dhe vendit.
3-Ngrtija e një laboratori të suksesit dhe historive të suksesit, duke qenë krenarë për atë që kemi bërë, besuar në nivelin e qeverisë qëndrore, për Integrimin Europian, Antarësimin në NATO, Liberalizimin e vizave dhe Infrastrukturën ekonomike.
4-Ai thotë, jo vetëm të krenohemi me atë që kanë bërë brezat e mëprashëm, por dhe të mësojmë nga gabimet.
5-Po ashtu për shkak të luftës që qeveria i bën pushtetit lokal ku ka fituar PD dhe opozita, këto laboratorë suksesi duhet të kthehen në struktura mbështetëse të ideve dhe projekteve të ketyre bashkive.
Do desha t`i shtoj këtyre mendimeve të Andit nevojën e padiskutueshme të rivlerësimit dhe rikthimit të të gjithë kontributeve themeluese, kontribuese dhe përfaqësuese të së djathtës në tërë këto vite, historia na ka treguar se kur bashkohemi jo në bazë të pëlqimeve apo mos pëlqimeve personale, por në emër të së ardhmes së vendit, kemi ndërtuar suksesin tonë.
Po ashtu duhet të gjejmë gjithë rrugët që idetë tona t`i bashkëshoqërojmë me marrëdhënie permanente, me pronarët, të përndjekurit, rininë, intelektualët dhe biznesin, këto grupe interesi duhet të gjejnë gjithë hapsirën të përfshihen në vendimarrje dhe konkurim politik të së djathtës.
Opozita është shumë më tepër se numrat tonë në Parlament apo partitë tona.
E djathta është një vlerë që zhvillohet nëpërmjet bashkimit të njerëzve që nuk zëvendësojnë, lirinë, besimin, dhe të drejtat, me interesat dhe konformizmin.
Opozita janë qytetarët shqiptarë të bashkuar kundër triumfit të së keqes, të keqes së Rilindjes së Ramës.
Opozita janë qytetarët që duan ligjin, drejtësinë, vendin, kombin dhe Shqipërine Europiane.
Qytetarët janë opozita, dhe opozita zëri i tyre përfaqësues, i cili do të fillojë protestën për të ndryshuar këtë qeveri në datën 27 Janar.
Këto ditë të ftojmë çdo qytetar që nuk pranon varfërinë, krimin, pasigurinë, nuk pranon manipulimin e votës, nuk pranon shkatërrimin e Kushtetutës, të gjithë ata qytetarë që besojnë tek puna e ndershme, që besojnë te forca e punës së tyre, që besojnë se janë Zot të fatit të tyre, të bashkohen në protesten paqësore ne datë 27 Janar për të shembur murin e krimit dhe korrupsionit.