Partia Republikane ka bere nje deklarate per shtyp ku pershendet vendimin e Gjykates Franceze per lirimin e Ramush Haradinajt. Duke e denuar kete akt qe ne momentin e ndalimit te kryetarit te AAK-se dhe nje prej heronjve te Luftes per Pavaresine e Kosoves, kryetari Mediu eshte shprehur se Franca, si shtet anetar i BE-se, duhej te reagonte direkt duke e liruar Haradinaj, i cili me para eshte shpallur i pafajshem nga Gjykata e Hages. Me poshte deklarata e plote per lirimin e Haradinajt:
Partia Republikane shpreh kenaqesine per vendimin e lirimit te Ramush Haradinaj.
Ky vendim gjysmak jep shprese per zgjidhjen e nje situate absurde……. me flet-arrestet e Beogradit per drejtuesit e UCK.
Gjithashtu i bejme thirrje Rames te lere demagogjine dhe deklaratat absurde. Qeveria ka mekanizma dhe vendos kushtezime ne marredheniet me Serbine ne vend te takimeve dhe deklaratave per dashurine me Serbine dhe “Lideret global Rama-Vucic”. Injorimi i Kosoves ne marredheniet me Serbine padyshim qe sjell pasoja te tilla.
Po ashtu Shqiperia si vend anetar I NATOs ka mundesine te shtroje ne menyre Institucionale me vendet anetare te saj zgjidhjen e ketij problemi.Eshte absurde qe per shkak te paaftesise apo intereave te pushtetit te lidereve shqiptare Serbia te fitoje terren ne gjeopolitke dhe shqiptaret te humbasin. Kjo do krijoje pasoja dhe defaktorizim te shqiptareve nese nuk mer fund sa me shpejt.