Forumi Rinor i Partisë Republikane, një ditë para Ditës së Rinisë ka ftuar të rinjtë republikanë për t’i dhënë lajmin e mirë se ky forum është zyrtarisht me të drejta të plota në DEMYC (Komuniteti i të Rinjve Demokratë Evropianë).
Në këtë takim ka marrë fjalën përshëndetëse kryetari i kësaj organizate, ndwr më të vjetrat në botën politike, Javier Hurtado Mira. Ai tha se “është kënaqësi që nga sot do të jetë edhe Forumi Rinor i Partisë Republikane në DEMYC”. Ai ka bërë thirrje për t’iu bashkuar protestës së 8 dhjetori, nesër para Kryeministrisë. Duke konfirmuar prezencën e tij në këtë tubim, ai tha se: “Nuk ka asnjë gjë më moderne se sa të luftosh kundër pushtetit që shkatërron të ardhmen tuaj”.
Kryetari i të rinjve republikan Blendi Sulaj ka falenderuar Mira për lobimin që ka bërë për të qenë pjesë edhe ky forum në këtë organizatë. Sulaj tha se: Të rinjtë janë ata që bëjnë ndryshimin.
Kreu i grupit parlamentar i PD-së Edi Paloka duke vlerësuar anëtarësimin e forumit rinor të Partisë Republikane në DEMYC është ndalur në datën 8 dhjetor. “Nesër në ditën e madhe të rinisë që bëri
kthesën më të rëndësishme të vendit do të protestojmë për të thirrur “Liri, Demokraci”. Nuk ka regjim dhe pushtet, sado i egër të jetë ai, të fitojë kundër pupullit. Kryetari i sapozgjedhur i Forumit Rinor Demokrat
Belind Këllici ka ftuar të rinjtë që të luftojnë për një të ardhme më të sigurt. Ai tha se “ 25 vite më vonë të rinjtë thërrasin ende “Liri, Demokraci””.
Ndërsa deputeti i PR-së, Agron Duka, në mungesë të kryetarit të PR-së, Fatmir Mediu tha se ndihet i privilegjuar jo vetëm se rinia e kësaj force është bërë anëtare me të drejta të plota në DEMYC, por edhe se ndodhej para të rinjve një ditë para protestës.
Dhjetor 07, 2015