Forumi Rinor i Partisë Republikane ka zhvilluar një takim me të rinjtë në Kamëz. Nën drejtimin e kryetarit të FRPR Blendi Sulaj dhe kryetarit të Partisë Republikane Arben Xhika të rinjtë kanë marrë një
ofertë për t’u bërë pjesë e politikës. “Partia Republikane ka hapur derën për të rinjtë.
Të rinjtë në këtë parti do të jenë zëri i së vërtetës, zëri i realitetit. Jemi ne të rinjtë që sjellim ndryshimin, jemi ne motori më i fuqishëm për një forcë politike. Unë ju deklaroi se PR mirëpret cdo të ri që do ti bashkohet kësaj force politike”, është shprehur Sulaj para të rinjve.
Në këtë takim është folur dhe për situatën politike dhe për qëndrimin opozitar. Sulaj ju bëri ftesë të rinjve që të marrin pjesë në protestat derisa kësaj qeverie t’i vij fundi.
Dhjetor 18, 2015