Edit

Një Parti një Familje një Komb
E ardhmja Europiane!

Na kontaktoni

Sulaj: Strazburgu foli, Qeveria të anulojë ligjin e grabitjes së pronave

Sulaj: Strazburgu foli, Qeveria të anulojë ligjin e grabitjes së pronave

IMG_20160901_104049_editKryetari i Partisë Republikane, dega Tiranë, zoti Blendi Sulaj, në një deklaratë për shtyp, përshëndeti vendimin e e fundit të Gjykatës së Strazburgut, në lidhje me dëmshpërblimin e pronarëve shqiptarë, i cili njëkohësisht ka konfirmuar për  të disatën herë ligjin abuziv të hartuar nga qeveria Rama për kthimin dhe kompensimin e pronave. Më poshtë deklarata e plotë e zotit Sulaj:
Qeveria  e Edi Ramës detyrohet të zbatojë vendimet e Gjykatës së Strazburgut, …….duke dëmshpërblyer pronarët e ligjshëm me mbi 22 milionë euro, shumë e cila mund të ishte shumë herë më e vogël nëse qeveria do të pranonte të zbatonte ligjin.
Qindra vendime të tjera presin për t’u zbatuar dhe të tjera do të ankimohen me qindra milion euro kosto për shkak të ligjit të padrejtë  të hartuar nga kjo qeveri.

Këto janë para që dalin nga xhepat e varfër të shqiptarëve që paguajnë gabimet e njëpasnjëshme dhe korruptive të qeverisë të Edi Ramës.

Partia Republikane i bën thirrje qeverisë që nisur nga këto vendime te kthejë mbrapsht ligjin e grabitjes perfundimtare të  pronave që ka miratuar dhe të miratojë një ligj që i jep të drejtën pronarëve siç përcaktohet në vendimet e Gjykatës së Strazburgut dhe në Deklaratën Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

Shteti nuk mund të sillet si pronar me jetën dhe pronat e qytetarëve, por duhet të jetë garant i të drejtave që ata gëzojnë.