Partia Republikane ka përqafuar një qasje të re në politikën shqiptare: nxitjen e qytetarit për një angazhim sa më aktiv në politikë dhe në vendimmarrje me qëllim përmirësimin e politikëbërjes dhe qeverisjes në vend.
Në këtë kuadër, më datë 28 Qershor, në qytetin e Beratit u organizua një takim me pedagogë dhe studentë të Universitetit “Albanian University”. Në këtë takim… morën pjesë z. Arjan Madhi – Sekretar i Përgjithshëm i PR, Znj. Brunilda Laboviti – nënkryetare e PR, z. Sajmir Shehu – sekretar për marrëdheniet me parlamentin dhe çështjet zgjedhore dhe Znj. Olta Hoti – nënkryetare e Forumit të Gruas.
Takimi u zhvillua në formen e një debati të hapur ku u diskutuan një numër çështjesh me rëndësi për aktualitetin si situata ekonomike dhe ajo politike, reforma në drejtësi, reforma zgjedhore, etj. Një rëndësi e veçantë ju kushtua domosdoshmërisë për një angazhim sa më aktiv dhe konstant të gjithësecilit në politikë dhe në vendimmarrje si një element i patjetërsueshëm i demokracisë përfaqësuese dhe si një qasje mbarëshoqërore që mbetet elementi i vetëm që do të mund të rivendosë sistemin demokratik në Shqipëri.