Strukturat e Partisë Republikane organizuan një takim me drejtues të degës të Njësisë 10. Në takimin me një pjesë të Koordinatorëve të Njësisë Nr.10 në Tiranë, Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu, theksoi se: “Situata e rëndë e pandemisë, kërkon transparencë dhe përgjegjësi. Të gjithë ne, vlerësojmë në radhë të parë përkushtimin e mjekëve, dhe i kërkojmë qeverisë të mbrojë jetën e tyre, duke garantuar çdo gjë që është e nevojshme për ta. Opozita ka propozuar masat që duhen, për të kontrolluar pandeminë, sipas rekomandimeve dhe ……………praktikave më të mira Europiane, ndërkohë që qeveria Rama, jo vetëm shpërfill mendimin e specialistëve dhe opozitës, por për më tepër, e përdor këtë pandemi, për luftë dhe interesa politike. Qindra qytetarë, janë në pamundësi për të marrë mbështetjen e nevojshme, janë në pamundësi për të përballuar kostot e ilaceve dhe mjekimit për COVID-19, të cilat kalojnë mbi 2-3 herë pagën e tyre mujore. Ekonomia dhe papunësia janë prezent në pjesën më të madhe dhe familjeve shqiptare, ndërsa taksat e shqiptarëve shpërdorohen për interesa korruptive. Situata rëndohet çdo ditë, dhe sikur të mos mjaftojnë të gjitha këto, Rama me qeverinë e tij, vazhdon politikën antishqiptare, duke ju kundërvënë kërkesave të BE me justifikime absurde. Në këto kushte, opozita në rrugën e saj të ndryshimit, duhet të bashkojë shqiptarët kudo që ndodhen, me një program të qartë, duke filluar nga trajtimi dhe mbrojtja e interesit kombëtar, anëtarësimin e Shqipërisë në 4 vitet e ardhshme, vendosjen e shtetit kushtetues, luftën kundër krimit e korrupsionit dhe refomat e thella ekonomike, mbështetjen e biznesit dhe punësimit. Koordinatorët e PR në çdo qendër votimi, duhet të identifikojnë problemet, dhe të bashkohen me përfaqësuesit e tjerë të opozitës, në mbrojtje të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme”.