Njësia e 5 në Kryeqytet, ishte etapa e radhës, ku u ndalën drejtuesit e Partisë Republikane, gjatë takimeve që kanë zhvilluar me strukturat dhe anëtarësinë, anembanë Shqipërisë. Përgatitjet për zgjedhjet e prillit 2021, përzgjedhja e kandidatëve potenciale, anëtarësimet e reja, por edhe zhvillimet e fundit politike dhe sociale në vend, ishin në qendër të diskutimeve. Më poshtë një pjesë nga fjala e kryetarit Mediut: “Edi Rama po e çon vendin drejt shkatërrimit ekonomik dhe financiar. Papunësia, varfëria dhe pasiguria…..……… është prezent në të gjitha familjet e Tiranës dhe Shqipërisë. Pandemia po shkakton viktima çdo ditë. Mbështetja e shtetit për të sëmurët me Covid është e papërfillshme. Ekonomia dhe biznesi po shkatërrohet dhe qeveria nuk ka ofruar mbështetje reale dhe bizneset po falimentojnë çdo ditë. Shqipëria, e cila kur Rama erdhi në pushtet ishte vend anëtar i NATO-s, liberalizoi vizat dhe ishte afër statusit të vendit kandidat, sot për fatin e keq është mbrapa Serbisë, që ka qenë kundërshtare e Amerikës dhe Evropës. Rama është vendosur kundër shqiptarëve dhe lirisë së tyre, kundër zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, është vendosur kundër BE dhe interesit tonë kombëtar. Ne kemi përgjegjësinë për të kthyer dinjitetin dhe lirinë tek çdo shqiptar, kemi detyrim për të vendosur Shqipërinë në rrugën e anëtarësimit në BE, brenda mandatit të parë të qeverisë së djathtë. Ne kemi detyrimin të bashkojmë shqiptarët në Europën e Bashkuar. Shtëpia e verdhë, një lojë e ndyrë kundër interesit kombëtar shqiptar. Një lojë pa skrupuj e Rameës në dëm të Kosovës dhe që i shërben vetëm Vucic dhe Serbisë. Vucic kërkon të përsërisë skenarin e Nagorni Karabak në Ballkan, bashkë me Rusinë. Këto deklarata nuk janë të rastësishme dhe duhet të na zgjojë dhe të na bëjë koshient, se sfidat tona nuk janë të lehta dhe partneriteti me SHBA, BE dhe NATO duhet të ngrihet në një nivel tjetër”.