Sekretari organizativ Valdrin Susaj bashkë me drejtuesit e degës së PR për Tiranën zhvilluan një takim me kordinatorët e njësisë nr 3.
Qëllimi i takimit ishte identifikimi i votuesve të PR në cdo qëndër votimi. Përcaktimi i grupeve përgjegjese të PR për çdo qendër votimi; bashkëpunimi me Partinë Demokratike dhe anëtarët e tjerë të koalicionit “Aleanca për ndryshim”; organizimi i takimeve elektorale në këtë njësi me kandidatët e PR dhe koalicionit; diskutimi i programit të “Aleancës për ndryshim” me qytetarët; përballjen me presionin e ushtruar nga regjimi i korruptuar i Edi Ramës.
Gjatë këtij takimi të pranishmit u shprehën në lidhje me situatën pragzgjedhore, angazhimin e të rinjve në fushatë, si dhe situatën ekonomike e sociale, në të cilën ndodhet vendi, si pasojë e keqqeverisjes.