Edit

Një Parti një Familje një Komb
E ardhmja Europiane!

Na kontaktoni

TAKIME TE NJËSIA 4/ Vizitë te bizneset e vogla, prezentohen inisiativat ekonomike të koalicionit

TAKIME TE NJËSIA 4/ Vizitë te bizneset e vogla, prezentohen inisiativat ekonomike të koalicionit

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka zhvilluar gjatë ditës së sotme takime me bizneset e vogla.

Në fokus të takimeve ishin taksat e larta për bizneset e vogla dhe programi i ri që ka aleanca për ndryshim për uljen e tyre.

“Qeveria nuk e ka mendjen për të ndihmuar bizneset dhe për të ndihmuar vendin. Sa më shumë biznese të ketë, aq më shumë njerëz punësohen, sa më pak taksa të ketë dhe sa më të ulëta të jenë taksat, aq më shumë zhvillohet ekonomia e atyre që bëjnë biznes, por dhe mundësitë për punësim. Për fat të keq kemi një qeverisje që mendon se është Zot i jetës sonë dhe ka filluar të na filluar të na mohojë çdo gjë. Ne kemi vendosur të kemi një politikë, që taksat të jenë sa më të ulëta, por njëkohësisht dhe t’i zhveshim nga taksat lokale, të cilat kanë kapërcyer taksat qendrore dhe janë mbytëse për biznesin. Është shumë e rëndësishme që më 25 Prill ju të votoni sepse është e vetmja rrugë për të ndalur atë që po bën Edi Rama, manipulimin e zgjedhjeve“.