Edit

Një Parti një Familje një Komb
E ardhmja Europiane!

Na kontaktoni

TAKIMI NË KAVAJË/ “Po tentohet manipulimi i procesit zgjedhor”

TAKIMI NË KAVAJË/ “Po tentohet manipulimi i procesit zgjedhor”

Kryetari i Partisë Republikane, zoti Fatmir Mediu, i shoqëruar edhe nga drejtues të kryesisë së partisë, zhvilloi një takim me koordinatorët e Degës së Kavajës. Fokusi kryesor i këtij takimi, ishte mbi anëtarësimet e reja, përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë, si dhe organizimin e strukturave për zgjedhjet e prillit 2021. Gjatë fjalës së tij, zoti Mediu u shpreh edhe mbi gjendjen e rënduar eknomike, pasojë e korrupsionit dhe e keqqeverisjes. Më poshtë pjesë nga fjala e zotit Mediu: “Rama po përdor çdo mënyrë për të manipuluar proçesin zgjedhor. Në bashkëpunim me struktura korruptive, kriminale, përdorimin dhe presionin mbi administratën shtetërore, …….…..ndryshimin e Kushtetutës dhe Kodit Zgjedhor, në kundërshtim me rekomandimin e BE, dhe tani në emër të pandemisë COVID-19, kërkon të mos lejojë partitë politike, të kryejnë aktivitetin e tyre elektoral. Çdo gjë po shkon drejt një marrëzie totale, vetëm për të grabitur pushtetin.

Në këto kushte, ne, po zhvillojmë takimin me Koordinatorët e Partisë Republikane në Kavajë, dhe në çdo zonë zgjedhore në Shqipëri. Eshtë e domosdoshme, që Partia Republikane, së bashku me Partinë Demokratike dhe partitë e tjera të opozitës, të bashkëpunojnë në çdo qendër votimi.

Së pari: për të ndaluar shkatërrimin e qëllimshëm të listës së zgjedhësve, që po bën qeveria, me zhvendosje të paligjshme të emrave dhe adresave.

Së dyti: identifikimin e votuesve dhe mundësimin e votimit të tyre.

Së treti: mbrojtjen e votës së tyre dhe ndalimin e blerjes, manipulimit të votës dhe intimidimit të votuesve.

Opozita ka detyrimin, që në rrugën e saj të një qeverisje dhe Shqipërie Europiane, të bashkojë shqiptarët kudo që janë, në Shqipëri dhe në çdo vend ku ata jetojnë.

Zgjedhjet e 25 Prillit nuk janë thjesht zgjedhje politike, por beteja kombëtare e shqiptarëve, për t’u rikthyer në rrugën Europiane, dhe për t’i dhënë fund një regjimi të korruptuar dhe antikombëtar, që po shkatërron, jo vetëm Shqipërinë, por edhe autoritetin e shqiptarëve në rajonin e Ballkanit”.