Edit

Një Parti një Familje një Komb
E ardhmja Europiane!

Na kontaktoni

VJENE/ Mediu takime me ndërkombëtarët për kriminalizimin e zgjedhjeve

VJENE/ Mediu takime me ndërkombëtarët për kriminalizimin e zgjedhjeve

Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu, ka zhvilluar nje vizite zyrtare ne Vjene, ku ka pasur nje sere takimesh me senatore dhe kongresmene amerikane. Gjate kesaj vizite, kryetari i Republikaneve, shoqerohej edhe nga drejtori i departamentit të Sigurisë Kombëtare në Partinë Demokratike, Avenir Peka.

Ata kanë pasur takime me senatorë dhe kongresmenë të SHBA-së, mes tyre senatorin Roger Wicker, Kryetar i Komitetit të Helsinkut të SHBA dhe njëkohësisht edhe kryetar i komitetit të Çështjeve politike të sigurisë në OSBE.

Të pranishëm kanë qenë edhe kongresmenët Robert Aderholt, ..….kongresmeni Trend Kelly dhe Ricard Hudson.

Në takime është biseduar mbi situatën në rajon, krizën politike në Shqipëri, rrezikun e dështimit të zgjedhjeve të ardhshme për shkak të kriminalitetit, drogës, dhe parave të pista.

Zoti Mediu ka bere nje panorame te gjere te zhvillimeve te fundit politike, deformimin qe po i behet nga maxhoranca qeverisese Reformes ne Drejtesi, si dhe bllokimin e Reformes Zgjedhore, me qellim ose blerjen ose grabitjen me dhune te votes se qytetareve, duke i vene shkelmin njehere e mire zgjedhjeve te lira dhe te ndershme. Nje tjeter moment tek i cili zoti Mediu u ndal gjate, ishte edhe kanabizimi i Shqiperise, kriminalizimi i shoqerise, si dhe perdorimi i bandave dhe parave te trafiqeve ne zgjedhjet e ardhshme.

Senatorët dhe kongresmenët janë angazhuar për të ndjekur nga afër procesin zgjedhor në Shqipëri.