Edit

Një Parti një Familje një Komb
E ardhmja Europiane!

Na kontaktoni

Zhvillon punimet Asambleja Kombetare e PR-se

Zhvillon punimet Asambleja Kombetare e PR-se

IMG_7883Partia Republikane, zhvilloi punimet e Asamblese Kombetare me date 25 Qershor 2016. Gjate punimeve te kesa asambleje, u prezantuan strukturat e reja drejtues te partise, platforma e re politike, si dhe prioritet e kesaj force ne kuader te zhvillimeve poltike ne vend. Ne punimet e kesaj Asambleje, ishte i ftuar edhe Lulezi Bashak, kryetari i Partise Demokratike, njekohesisht forca aleate me e qenesishme ne koalicionin opozitar. Edhe zoti Basha, duke mbeshtetur fjalen e Kryetarit te PR, zotit Mediu, u shpreh se reforma me e rendesishme per fatet e Shqiperise, aktualisht eshte Reforma Zgjedhore.
Me poshte mund te gjeni te plote fjalen …..e kryetarit te Partise Republikane, zotit Fatmir Mediu:

I nderuar Z Basha!
Të nderuar anëtarë të Asamblesë Kombëtare!

Dua të falënderoj nëpërmjet jush z. Basha për prezencën e tij në këtë mbledhje të Partisë Republikane.

Besoj se jeni në shtëpinë tuaj sepse kemi qenë dhe jemi një, në një marrëdhënie politike 25 vjeçare, në opozitë dhe opozitë, me përgjegjësi dhe qëllime të përbashkëta.
Këto përgjegjësi na kanë bashkuar në rrugën e ndërtimit të demokracisë në Shqipëri, në anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, në liberalizmin e vizave me BE dhe do jemi së bashku në qëllimin tonë për t`a bërë Shqipërinë Europiane.
Në dallimet tona politike, ajo që na ka bashkuar është interesi ynë kombëtar dhe fuqizimi i së djathtës.

Dje pati një lajm shumë të trishtë për gjithë Europën por dhe për shqiptarët, në veçanti ata që kanë ëndërr të tyre për të qenë pjesë e një Europe të bashkuar dhe funksionale.
Largimi i Britanisë nga BE është një lajm shumë i keq.
Britania e Madhe ka vendosur të vërë në pikëpyetje një histori 70 vjeçare Europiane. Nuk do të jetë e lehtë për t`a kapërcyer këtë shok për shkak të këtij vendimi të papritur. Zyrtarët e Brukselit dhe liderët europianë duhet të dalin me një përgjigje sa më shpejt, gjë e cila duket e vështirë.
Europa duhet t`i përgjigjet problemeve të saj që duket se janë më të thella se sa i shohim ne prej këtej, me besimin dhe optimizmin tonë ëndërrimtar.

Problemet të cilat nuk janë vetëm politike, do të kenë pasoja financiare dhe ekonomike, edhe pse në periferi padyshim dhe ekonomia shqiptare do ketë pasojat e sa,. Shumë vlera, raporte dhe standarte të Europës mund të injorohen dhe te lihen menjane.
Ndërtimi i balancave të reja do kërkojë kohë dhe vende si Shqipëria me probleme të shumta mund të ketë pasoja afatgjata.

Kjo është një situatë e papëlqyeshme për Ballkanin dhe Shqipërinë, ku lodhja e zgjerimit u zëvendësua me bllokimin e përkohshëm, dhe sot më tej ka shumë pikëpyetje në rrugën tonë Europiane, sepse qëllimi imediat sot për Europën mbetet që ajo që ndodhi me Britaninë, të mos ndodhë me vende të tjera të Europës.

Kjo situatë mund të sjellë në vëmendje aleanca të vjetra në Ballkan, të cilat janë bërë tunduese për interesa politike dhe ekonomike. Rusia do vazhdojë luftën e saj për zgjerimin e influencës së saj në Ballkan, e cila detyron faktorin shqiptar që të shikojë përtej interesave të pushtetit të një lidershipi politik pa vizion dhe të korruptuar.

Kjo situatë mund të shfrytëzohet si një skuzim nga qeverisje të korruptuara si e jona, për të rritur kontrollin e tyre të paligjshëm mbi qeverisjen, jetën e njerëzve dhe forcimin e sistemeve Oligarkike. Konfuzioni dhe pasiguria janë aleatë të shkëlqyer për qeveritë e korruptuara.
Ne duhet të bëhemi koshient sot më shumë se dje, se rruga drejt BE është shumë e vështirë dhe pa një komponent të fortë ekonomik në vend ose si shqiptarë në rajon, ajo do jetë e pavlerë dhe e pamundshme.

Kjo situatë shton padyshim më shumë probleme
përballë nesh dhe kërkon një organizim të opozitës.

Organizimi i Partisë Republikane, përgatita e saj për zgjedhjet është domosdoshmëri, por sot nevoja për të pasur një opozitë të bashkuar dhe mirëorganizuar në strukturë dhe qëllime është jetike.
Ballafaqimi ynë politik sot nuk është thjesht dhe vetëm me kundërshtarin politik, por me një të keqe të madhe që po hedh rrënjë për të mos u shkulur. Kjo e keqe është një e keqe hibride me reminishenca të së kaluarës, ku pushteti i takon një klani apo çdo ortaku dhe pazarxhiu që mbështet atë.

– Ku nomenklatura komuniste zëvendësohet me oligarkinë e krimit, ku dija dhe patriotizmi zëvendësohen me injorancën dhe sharlatanizmin.
-Ku ligji është antligji, ku qytetari është i pavlerë dhe të drejtat e tij legjitime kanë si pronare qeverinë.
-Ku flitet në emër të popullit për t`i punuar popullit njëqind të zeza, i cënohet siguria, jeta, sepse ajo zëvendësohet me bashkëpunimin me krimin e organizuar duke e kthyer Shqipërine në Kolumbinë e Ashashit.

-Në Shqipërinë ku mohohet çdo e drejtë e lirisë, pronës, biznesit dhe zëvendësohet me grabitjen në emër të interesit publik, me shkatërrimin dhe uzurpimin e bizneseve, kërcënimin, gjobvënien e shtetit me uniformë dhe kriminelëve me maska.

-Në Shqipërinë ku qeveria flet në emër të Perëndimit, por interesat lidhen çdo ditë në mënyrë korruptive me lindjen. Kompani Perëndimore largohen nga vendi, dhoma Amerikane dhe ajo Gjermane e tregëtisë kanë deklaruar qartë se në Shqipëri mungojnë kushtet për biznes dhe taksat janë shumë të larta, më të lartat në rajon.

-Në Shqipërinë ku 1/3 e të ardhurave të buxhetit rreth 1.7 miliardë dollarë shkojnë për abuzime dhe korrupsion. Ku investimet publike zëvendësohen me shpenzime qeveritare lluksi që nuk kanë asgjë të përbashkët me ekonominë tonë kombëtare dhe atë familjare.

Shoqëria shqiptare është sot në kushtet e një TIRANIE AUTORITARE.

Kjo krizë ekonomike dhe qeverisëse, politike dhe sociale nuk po njeh akoma fundin e saj dhe ata që i vuajnë pasojat janë qytetarët shqiptarë.

Një pjesë e madhe e shqiptarëve largohet drejt një shprese të mundëshme, drejt Europës, Gjermanisë dhe Amerikës dhe qeveria ndjehet e lumtur sepse pjesa më e mirë e shoqërisë aktive që nuk e pranon qeverinë po largohet dhe ndërsa një pjesë tjetër rri e pafuqishme në sorollatje për të pritur një zgjidhje.

Kjo situatë po rrezikon, në një kohë të shkurtër, interesat tona afatmesme dhe aftatgjatë, po projekton një varësi, të pakontrolluar kombëtare ndaj pushtetit, si dhe humbje të kontrollit dhe peshës sonë në aspektin gjeopolitik rajonal dhe ndërkombëtar, pasi politikat strukturore, monetare dhe ekonomike, marredheniet social-politike të se majtës, janë me efekte shkatërruese, duke bartur një potencial përplasjeje sociale dhe si rrjedhojë kërcënojnë integritetin e shtetit dhe të kombit

Ne keto kushte lufta, organizmi qendresa opozitare popullore eshte jetike.

Ne kemi detyrimin historik, sidomos te rinjte te shpjegojme duke u bere mesazhere te shpreses se ka nje lidhje jetike te qarte, të deshires së qytetarëve për të ndërtuar shtet dhe nevojës për t`u mirëqeverisur, në mënyrë që të drejtat qytetare të jenë të garantuara dhe të mos konsiderohen, apo shiten, si dhuratë e qeverisë, pasi ato janë të drejta të vetëshpjegueshme të dhëna nga Zoti, ku nëpërmjet tyre garantohet, Jeta, Liria dhe Ndërtimi i Lumturisë.
Sot më shumë se kurrë, Partia Republikane, Partia Demokratike ka nevoje opozita te bashkepunoje dhe te shtroje për diskutim, reflektim, me intelektualët tanë, qytetaret tanë, të rinjte, biznesin, Te perndjekurit dhe pronaret, gjithe keto probleme, për të mundësuar një revolucion të ri të politikës, bazuar në vlera morale, ndërgjegjësim personal dhe kolektiv, të çdo shqiptareje dhe shqiptari, sepse e keqja eshte ne cdo prag te cdo dere qofte ky me ose pa parti, i majte apo i djathte..

Delegjitimimi i vlerave dhe politikes dhe Ideja e Rilindjes dhe mohimi I gjithshkaje te arritur ne politke ne keto vite eshte nje sjellje e qellimshme e Rames per ta portretizuar vehten si njeri jashte politke edhe Pse ka 18vjet ne qeverisje si dhe per te ndertuar rreth tij nje grup politik qe ska lidhje me PS dhe historine e saj por me bindjen karshi tij dhe permbushjen e interesave Te tij.

Qellimisht ai kerkon qe deshtimin e tij politik ta shoqeroj me nje debat te vazhdueshem agresiv dhe banal, per ti bere njerezit te painteresuar per politiken dhe per ta pare ate si nje gje te huaj dhe keshtu nje pjese largohen dhe nje pjese te ngelen te pashprese..
Mbushja e parlamentit me analfabete dhe njerez te inkriminuar nuk ka per qellim vetem fitoren e zgjedhjeve mbi te gjitha ajo kerkon nenshtrimin dhe indiferencen intelektuale, dhe shoqerore.
Prandaj opozita duhet qe sjelljen e saj ta lidh me intersin e shoqerise duke distancuar qartesisht vehten nga banaliteti dhe cinizmi I mazhorances.
Kjo sdo te thote aspak qe te qendrojne indiferente me cka ndodh perkundrazi ti beje ato pjese te denoncimit dhe zemerimit Te cdo shqiptari.

David Brooks duke e konsideruar keto fenomene si nje tumorr qe qeveris kohen tone do te thoshte se:Këto njerez – duan të zgjedhin njerëz që nuk kanë kurrëfarë përvoje politike. Ata mbështesin “të jashtmit”. Ata delegjitimojnë kompromisin dhe marrëveshjen. Ata janë zellplotë për të shkelmuar traditën dhe rregullat që legjitimojnë vendimmarrjen legjislative, nëse kjo u duhet për të ardhur në pushtet.

Shkurtimisht, ata nuk e njohin tjetrin. Ata vuajnë nga një lloj narçisizmi politik, i cili nuk e pranon legjitimitetin e interesave dhe opinioneve të të tjerëve. Ata nuk njohin kufizime. Ata duan fitore totale për veten e tyre dhe doktrinën e tyre.

Kjo tendencë antipolitike ka patur një ndikim fatkeq në demokraci. Ajo ka çuar në një sërë spiralesh regresive.

Përfaqësuesit e antipolitikës zgjedhin ligjvënës pa kurrëfarë aftësish a përvoje politike. Kjo paaftësi na çon në qeverisje jofunksionale, e cila na çon në pakënaqësi të shtuar për qeverinë, e cila na çon në kërkesë të shtuar për të tjerë të ‘jashtëm’ (që vijnë nga jashtë sistemit).

Përfaqësuesit e antipolitikës nuk e pranojnë që politika është një aktivitet i kufizuar. Ata bëjnë premtime të pabesueshme dhe nxisin pritshmëri qesharake. E kur ato pritshmëri nuk përmbushen, votuesit bëhen cinikë, edhe më të pakënaqur, dhe kthehen edhe më shumë kah antipolitika.

Përfaqësuesit e antipolitikës e refuzojnë kompromisin, e për rrjedhojë bllokojnë procesin legjislativ. Mungesa e arritjeve e shkatërron besimin e publikut. Rënia e besimit e bën edhe më të vështirë marrëveshjen.

Ndjesia e popullit është që nuk e dëgjon askush, dhe kjo e bën atë që të bërtasë më fort, dhe kjo e shkatërron përfundimisht bashkëbisedimin.

Rama ben cdo perpjekjeper ta paraqitur veten si nje politikan i pazakontë dhe se ai përfaqëson një risi në politikën që jemi mësuar të shohim se bashku me grupin e dhe mazhorancen dhe kualicionin e tij. Per hir te pushtetit ai ben kualicion me cdo kend dhe per interes te pushtetit dhe kontrollit absolut mohon cdo gje dhe nuk pranon asnje kompromis.

Ai e ka shoqeruar kete me nje makineri propogandistike mediatike qe ushqehet me parate e qevrise qe ja zhvat qytetarit.

Reforma ne drejtesi eshte jetike.
Partia Republikane deklaron se është në mbështetje të Reformës në Drejtësi.

Ne e kemi votuar tashmë atë në çdo nen të saj dhe kemi pranuar dhe vepruar në bazë të dakortësisë politike dhe ndërkombëtare, se Rekomandimet e Komisionit të Venecias janë baza e Refomës.
Reforma në Drejtësi duhet të sigurojë një pushtet gjyqësor të pavarur nga politika dhe të pakorruptueshëm.
Të gjithë kemi rënë dakort se vijat e kuqe nuk i vendos Rama, por i vendos Komisioni i Venecias. Ky komision ka përcaktuar dhe vijat e bardha, duke treguar se cilat janë rrugët e zgjidhjes në rast të mosmarrëveshjeve politike.
Ka vetëm dhe vetëm një çështje që kërkon zgjidhje; moskapja politike e sistemit të drejtësisë nga mazhoranca socialiste
– Opozita është legjitime në të drejtën e saj, t`i bëjë thirrje Partisë Socialiste të respektojë zgjidhjen e dhënë nga Komisioni i Venecias sipas pikes 88

– Demagogjia politike se, opozita kërkon që të vendosë ndikim politik mbi sistemin, është e pabazë, për faktin se përzgjedhja nga të gjithë vendimarrësit politikë, pozitë dhe opozitë, bëhet mbi kritere selektive që në thelb kanë të bëjnë me formimin profesional dhe integritetin e personave që do të zgjidhen, duke përjashtuar çdo person që njifet apo ka informacion për qasje politike

– Votimi me 2/3 si mekanizem bllokues e zhvlerëson Parlamentin,, rrit konfliktin politik, i heq mbështetjen e nevojshme politike institucioneve të drejtësisë, duke i bërë vendimet e tyre të kontestueshme. Mbi të gjitha shmang thelbin kushtetues të Republikës sonë parlamentare, duke i hequr autoritetin Parlamentit dhe duke e deleguar në Institucione që jo vetëm nuk janë përfaqësuese, por dhe shumë të manipulueshme dhe të kontrolluar nga mazhoranca.

-Opozita nuk do I ndal perpjekjet e saj per te dialoguaar dhe gjetur zgjidhjet bazuar ne rekomandimet e Komisjonit te Venecias.

-Veprimet e qellimshme te njeaneshme te mazhorances ne parlament tregojne qarte se ajo nuk deshirron nje drejtesi te pavarur per sa kohe qe kerkon ta sjell ate si produkt I korruptimit te deputeteve dhe po ashtu mosvotimine njeanshem te saj si nje alibi per te mos bere reformen.

-Demagogjia e saj se po e ben se e kerkon populli as me shume as me pak eshte e njete me ate qe komunistet perdoren per 45 vjet.

E perseris se ne emer tenpopullit Komunistet me gjykatat e tyre popullore egzekutaun opoziten dhe intelektualet dhe nxorren turmat duke thirrur –Tradhetaret ne Litar

Ne mer te popullit I moren pronen pronareve dhe vune turmat te therisnin poshte bejleret dhe agallaret dhe shkaterruan inteligjencen shqiptare se bashku me bazen ekonomike te vemndit.

Ne mer te popullit u shakterruan kisha xhamija dhe unegzekutuan dhe burrgosen kleriket e ketij vendi dhe nxorren turmat duke thirrur poshte Perendia dhe Rrofte Partia.
Po ashtu ne mere te ppopullit u vrane dhe persekutuan, internuan dhe debuan mijera familje dhe me Gjygjet popullore therisnin me turmat komuniste. Tradhetaret ne LITAR.

Po ne emer te popullit te se mires publike ju mor prona dhe me tej u grabit e 87% te shqiptareve qe ishin pronare.
Ne emer te popullit nuk pyetet sot per ligj dhe rretHohen Gjykatat, apo sulmohen ata qe goxojne te hetojne e gjykoje zullumet e qeverise.

Kjo eshte demagogjia per ta vene nen kontroll gjyqesorin per ta perdorur kunder cdo opozite politike dhe njerezore.
Shqiptaret duhet ta kundershtojne me neveri dhe force kete perseritje te shemtuar te historise.
– Çdo veprim i njëanshëm i mazhorancës në Parlament për të tentuar të bëjë pazare me deputetët e opozitës, jo vetëm është i papranueshëm, por do të ketë konseguenca të rënda politike dhe do të cënonte integrimin europian të Shqipërisë.
Reforma Zgjedhore
Eshte Reforme mbi reformat. Ajo eshte reforma qe garanton qeverisjen e qytetareve me voten e tyre te lire. Zgjedhjet e 2015 treguan se kjo mazhorance nuk ndalet ne manipulim me ligj me bamdite, me blerje me cdo metode te manipulimit te zgjedhjeve.

Ne kemi nje detyre paresore ne kte proces jo thjeshte te bashkojme te djathten por mbi te gjitha ti bejme shqiptaret pjese e konkurimit, rrugetimit dhe qeverisjes sone te ardhme.
Ne duhet ti napim shansin. Te rinjeve, biznesmeneve, te perndjekurve, pronareve dhe intelektualeve te jene pjese e konkurimit tone zgjedhor dhe politik.
Prandaj kerkohet qe PD dhe gjithe opozita te gjejne rrugen per te maksimalizuar voten dhe padyshim per te garantuar integritetin e perfaqesuesve te opozites, duke larguar prej saj ata qe e shohin politiken si pazar ne kurriz te djathtes dhe atyre qe I kane votuar.

Shkurtimisht do te thosha se ne Republikanet mendojme se nuk do humbur kohe dhe duhet urgjentisht ne Komisjonin e Reformes zgjedhore te kerkojm.
1-, votimin dhe numerimi Elektronik.
2- Besojme se konkurimi me lista te hapura eshte ne interes politik dhe lektoral te PD dhe opozites.
3-Finacimi I fushates nga shteti.
4- Pariteti ne Media.
Reforma e pronave
Ligji I pronave I miratuar nga qeveria eshte padyshim varrosja perfundimtare e te drejtes se prones.
Gjykata e Starzburgut me vendimine fundit I dha nje pergjigje tjeter paligjshemrise se qeverise duke I dhene te drejte pronareve.

ATP si nje organ politik kunder pronareve po mer vendime te cilat I kompensoj pronaret ne vlera qesharake, duke e bere kete ne menyre tinzare dhe klandestine.
Prandaj pronaret jo vetem duhet te ngrihen kunderr por dhe duhet ne menyre urgjente te kundershtojne vendimet e saj ne Gjykate per ti hapur mundesi vehtes per tjundrejtuar perfundimisht Gjykates se Starzburgut per te zgjidhur problemin e tyre.

KJo qeveri ka vetem nje qellim dhe VETEM NJE PRODUKT:
PADREJTESI + VARFERI = PUSHTET ABSOLUT = KORRUPSION ABSOLUT

Kjo qeveri ka ndertuar nje mur te madh ndermjet pushtetit dhe qytetareve.
Ky mur eshte vendosur perballe nesh ne rrugen Europiane dhe prosperitetit.
Prandaj opozita dhe qytetaret duhet ta shembin me kusht kete mur mjerimi, krimi dhe korrupsioni.